Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotografitë e reja të fushatës festive për markën e saj të të brendshmeve, Syrn.
Ylli i serialit “Euphoria” ka pozuar me një set të bardhë dantelle, në një skenografi dimërore të dekoruar me dëborë dhe pëlhura sateni në ngjyrë të kuqe të errët. Në imazhet e publikuara, 29-vjeçarja shfaqet me reçipeta transparente, të brendshme me dantellë dhe çorape deri në gju, ndërsa pamjen e ka plotësuar me taka të bardha dhe aksesorë elegantë.
Me flokët e stiluar në onde dhe buzëkuq të kuq, Sydney ka sjellë një atmosferë festive, por me nota të forta sensualiteti.
Fotografitë janë publikuar në profilin zyrtar të markës Syrn në Instagram, të shoqëruara me përshkrimin: “Fjollat e para të dëborës në sezonin e joshësve”. Në fushatë, aktorja prezanton modelet Starlet Halter dhe The Hint Bikini, në nuancën e bardhë Pillow Fight.
Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar paraqitjen e aktores. Një prej tyre e cilësoi atë të pabesueshme, ndërsa një tjetër bëri shaka se fotografitë i kishin shkaktuar rrahje të forta zemre.
Fushata e re vjen në një moment kur marka Syrn po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun e të brendshmeve. Sipas raportimeve, shitjet në tremujorin e tretë kanë qenë dy herë më të larta krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa koleksioni i shtatorit, i titulluar “Birthday Boobs”, ka rezultuar veçanërisht i suksesshëm.
Marka e Sydney Sweeney është krahasuar gjithashtu me Skims, kompaninë e Kim Kardashian, duke nxitur diskutime për konkurrencën mes dy emrave në tregun e të brendshmeve.

