Lajme Zone
Nuk kanë fund haraçet që po paguan Edi Rama për Erdoganin: Sulltani sjell bankën shtetërore turke në Tiranë
PolitikëPamfleti

Nuk kanë fund haraçet që po paguan Edi Rama për Erdoganin: Sulltani sjell bankën shtetërore turke në Tiranë

Në faqen e tij në Facebook, ku kryeministri publikon pothuajse çdo aktivitet, madje edhe të ministrave në rrethe, ai nuk postoi asnjë shënim dhe asnjë pamje nga ceremonia që u zhvillua aty ku deri pak kohë më parë ndodhej selia qendrore e LSI-së së Ilir Metës.

Zirat Bankasi në Tiranë / Kur banka më e madhe shtetërore e Turqisë hap filial në Tiranë, prania e kryeministrit nuk është thjesht protokoll. Ajo sinjalizon zgjerimin e ndikimit ekonomik dhe politik të Ankarasë në Shqipëri. Heshtja publike e Ramës e bën këtë mesazh edhe më domethënës. Një zhvillim i rëndësishëm ndodhi këto ditë në Tiranë, por ai mbeti në hije nga propaganda qeveritare. Edi Rama inauguroi, në zemër të Bllokut, hapjen e filialit shqiptar të bankës shtetërore turke, Ziraat Bankası.

Në faqen e tij në Facebook, ku kryeministri publikon pothuajse çdo aktivitet, madje edhe të ministrave në rrethe, ai nuk postoi asnjë shënim dhe asnjë pamje nga ceremonia që u zhvillua aty ku deri pak kohë më parë ndodhej selia qendrore e LSI-së së Ilir Metës.

Njoftimin e bëri Ambasada e Turqisë në Tiranë. Krahas tekstit dhe fotografive, ajo publikoi edhe një lidhje, pa asnjë shpjegim, e cila të çon te një story e fshehur e Edi Ramës në llogarinë e tij në Instagram.

"Dega e Bankës Ziraat në Tiranë, banka më e vjetër dhe më e madhe shtetërore e Türkiyes, u hap zyrtarisht dje me një ceremoni.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryeministri SHTZ Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, Ambasadori i Türkiyes në Tiranë B. Ceyhun Erciyes, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Ziraat Alparslan Çakar, Kryetari i Bordit të Bankës Ziraat Abdullah Erdem Cantimur, anëtarë të Bordit Drejtues të Bankës Ziraat, përfaqësues të institucioneve turke dhe shqiptare, si edhe shumë të ftuar.

Ky hap strategjik do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve dhe do të forcojë lidhjet e thella midis Türkiyes dhe Shqipërisë", thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Ziraat, që në shqip do të thotë "bujqësi", është institucioni i dytë financiar turk që hyn në tregun shqiptar. Pas BKT-së, e cila kontrollohet nga Çalık Group, ardhja e Ziraat Bankası përfaqëson një zgjerim edhe më të madh të pranisë së kapitalit bankar turk në Shqipëri.

Ziraat Bankası është banka më e vjetër shtetërore e Turqisë. Ajo u themelua në shekullin XIX, kur Perandoria Osmane ishte ende në fuqi. Fillimisht u krijua për të financuar dhe modernizuar bujqësinë, por aktiviteti i saj vazhdoi pa ndërprerje edhe gjatë Republikës së Turqisë, duke mbetur gjithmonë një institucion publik. Megjithëse emri të krijon përshtypjen e një banke të specializuar për sektorin bujqësor, ajo është një bankë universale, që financon biznese, jep kredi dhe mbështet projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Ziraat ka hyrë edhe në vende të tjera të Ballkanit, si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, qysh në fillim të viteve '90, si edhe në Mal të Zi, ku krediton kryesisht komunitetin boshnjak në Bjello Polje.

Por hyrja në Shqipëri u shoqërua me një ceremoni të pazakontë, ku mori pjesë vetë Edi Rama. Kjo e bën Turqinë shtetin me praninë më të madhe në sistemin bankar shqiptar.

Sot në Shqipëri operojnë një bankë italiane, një austriake, një hungareze, dy banka turke dhe katër banka me kapital shqiptar.

Me një kapital gjigant dhe me një xhiro vjetore që kalon 16 miliardë dollarë, Ziraat Bankası pritet të hyjë në mënyrë agresive në tregun e kredive dhe të financimeve. Ka shumë gjasa që aktiviteti i saj të mos kufizohet vetëm te bujqësia. Natyrshëm, fokusi mund të jetë financimi i kompanive turke që investojnë në Shqipëri, por edhe mbështetja financiare e rrjetit të gjerë që Turqia ka ndërtuar në vend, jo vetëm në ekonomi, por edhe përmes fondacioneve bamirëse, institucioneve fetare, shkollave dhe universiteteve.

Në thelb, nuk kemi të bëjmë thjesht me hapjen e një banke të re. Çdo shtet kërkon të zgjerojë praninë e tij ekonomike dhe financiare përtej kufijve. Por kur banka më e madhe shtetërore e Turqisë inaugurohet në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa vetë ai zgjedh ta fshehë ceremoninë nga kanalet e tij zyrtare të komunikimit, ngjarja fiton një dimension tjetër.

Ziraat Bankası nuk është një investitor privat. Ajo është një instrument financiar i shtetit turk. Prandaj hyrja e saj në Shqipëri nuk mund të lexohet vetëm si një zhvillim ekonomik. Ajo përfaqëson zgjerimin e ndikimit institucional të Ankarasë në një vend ku Turqia tashmë kontrollon banka, aeroporte, spitale, universitete, shkolla, fondacione dhe investime strategjike.

Prania e Edi Ramës në këtë inaugurim nuk ishte një formalitet protokollar. Ajo ishte një mesazh politik. Mesazhi se Shqipëria mbetet terren i hapur për zgjerimin e influencës turke dhe se marrëdhënia mes Ramës dhe Erdoganit vazhdon të ndërtohet mbi një afërsi që shkon përtej partneritetit të zakonshëm mes dy shteteve.

Në diplomaci, simbolika shpesh vlen më shumë se dokumentet. Dhe simbolika e djeshme ishte e qartë. Nuk u inaugurua vetëm një bankë. U konfirmua edhe një herë pesha që Ankaraja ka fituar në Shqipëri, me miratimin e plotë të kryeministrit shqiptar./ Pamfletizirat bank banka kombëtare turke 1 Komente 1 1001 PYETJET 23 Korrik 2026, 10:00 Pyetje e thjeshtë për një nxënës të shkollës fillore: Cili është raporti i kredive me kursimet? Cili është raporti i financimit bankar me financimin jobankar? Cili është raporti i parave jashtë sistemit bankar me paratë në qarkullim? Cili është burimi i parave në ekonomi? Sa është numri i bankave tregtare për frymë në Shqipëri? Sa është në Danimarkë?

Pyetjet mund të krijojnë një libër! Mendoj se është shumë i hapur! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë SPAK zbarkon në AZHT dhe KKT, dosja "Aruba" çon hetuesit te lejet e kullave dhe investimet strategjike 22 Korrik 2026, 15:5715:57Dosja e zezë SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e Ramës lexon dosjet e hetuesve, 11.2 milionë euro për 'konsulencë' pa garë 22 Korrik 2026, 11:1411:14Dosja e zezë Pasi i vuri në dispozicion policinë, Rama mbron Bashkim Ulajn dhe mashtron hapur për dosjen e Rrjollit 21 Korrik 2026, 17:2817:28Dosja e zezë Pse po vonon Edi Rama të ‘reflektojë’ ndaj protestës: me kë po negocion Kryeministri? 20 Korrik 2026, 15:1015:10Dosja e zezë Doktor Kërrma 20 Korrik 2026, 11:4211:42Dosja e zezë Ron Yeffet, licencë të pakufizuar ajrore: monopol transportesh e shërbimesh strategjike për izraelitin kontravers 20 Korrik 2026, 11:2411:24Dosja e zezë