Kumbaro-Gonxhe masakrojnë Butrintin Nga 1 janari 2027, vizitorët do të paguajnë deri në 25% më shumë për të hyrë në Butrint. Rritja vjen pas ndryshimit të kufijve të parkut dhe kalimit të administrimit te fondacioni i krijuar me AADF-në. Ndërsa numri i turistëve rritet, mbeten pyetjet për investimet, mbrojtjen e territorit dhe përdorimin e të ardhurave. Nuk kanë fund bëmat me Butrintin. Fillimisht iu tkurr territori me mbi 800 hektarë, më pas administrimi i sitit arkeologjik iu kalua një fondacioni dhe tani, ndërsa turistët shtohen nga viti në vit, vjen edhe shtrenjtimi i biletave. Pas gjithë premtimeve për investime dhe menaxhim më të mirë, vizitorët do të duhet të paguajnë më shumë për të hyrë në një nga pasuritë më të rëndësishme historike të Shqipërisë.
Sipas revistës ekonomike “Monitor”, nga 1 janari 2027 bileta individuale për Butrintin do të kushtojë 1.200 lekë, nga 1.000 lekë aktualisht. Për vizitorët në grup, çmimi do të rritet nga 800 në 1.000 lekë për person. Në përqindje, shtrenjtimi është 20% për biletat individuale dhe 25% për ato në grup.
Vendimi vjen në një periudhë kur Butrinti po regjistron një fluks gjithnjë e më të madh vizitorësh. Në vitin 2025, parku priti 295.152 turistë, kundrejt 200.570 në vitin 2024. Pra, mbi 94 mijë vizitorë më shumë brenda një viti, një rritje prej rreth 47%.
Por për të kuptuar se çfarë po ndodh me Butrintin, duhet kujtuar historia e vendimeve që kanë ndryshuar territorin dhe administrimin e tij. SPAK heton Kumbaron për Butrintin: 802 hektarë të zhdukur për Lucën, Deripaskën dhe resortin e “Alb-Star” 5 Maj, 18:57 Më 26 janar 2022, me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të drejtuar nga Mirela Kumbaro, qeveria miratoi VKM-në nr. 59, përmes së cilës sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Butrintit u reduktua nga 9.424,4 hektarë në 8.622,2 hektarë. Me një vendim të vetëm, 802,2 hektarë dolën jashtë kufijve të parkut.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dokumentuar problematika serioze në këtë proces. Sipas gjetjeve të auditimit të cituara në dosjen e Butrintit, ndryshimi i kufijve u krye pa një studim shkencor mbështetës dhe pa argumente të mjaftueshme në relacionet shoqëruese për domosdoshmërinë e ndërhyrjes.
Brenda kësaj tkurrjeje u përfshinë edhe rreth 16 hektarë të Liqenit të Bufit, të nxjerrë jashtë kufijve të rinj të zonës së mbrojtur. Dosja e lidh këtë ndryshim me interesat e biznesmenit Gjergj Luca. Liqeni i Bufit është një hapësirë me vlera të veçanta natyrore dhe ekologjike, ndaj ndryshimi i statusit të mbrojtjes së tij nuk është një korrigjim i zakonshëm harte.
Problemet shkojnë edhe përtej kufijve kombëtarë. Sipas të dhënave të KLSH-së të paraqitura në dosje, Shqipëria reduktoi me 643,32 hektarë sipërfaqen e mbrojtur sipas Konventës Ramsar, pa njoftuar Sekretariatin e saj. Auditimi e trajton këtë si problem të respektimit të detyrimeve ndërkombëtare dhe paralajmëron pasoja të mundshme.
Ndërkohë, dosja e Butrintit përfshin edhe ndërhyrjet ndërtimore të projektit Alb Star Resort. Sipas materialeve të saj, themele betoni u ngritën mbi një mur antik rreth 2.500-vjeçar, në territorin e prekur nga ndryshimet e kufijve të mbrojtjes. Përplasjet për interesat ekonomike të resortit nuk mbetën vetëm në dokumente: konflikti mes pronarëve përfi edhe në dhunë fizike, me persona të plagosur. Kumbaro dhe Gonxhja, buldozerët e trashëgimisë kulturore; si masakruan monumentet nga Jugu në Veri
10 Nëntor, 20:39 Këto janë çështje që e kanë shoqëruar Butrintin përpara se të mbërrinte vendimi i fundit për biletat. Një territor me vlera arkeologjike dhe natyrore u zvogëlua me vendim qeverie, ndërsa ndërhyrjet turistike dhe interesat private në zonë u kthyen në objekt akuzash dhe konfliktesh.
Më pas erdhi edhe ndryshimi i modelit të administrimit të sitit arkeologjik. Me marrëveshjen e miratuar në vitin 2022, administrimi iu kalua Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, të krijuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF. Marrëveshja parashikon një afat dhjetëvjeçar, me mundësi rinovimi.
Modeli u kundërshtua si një formë koncesioni nga opozita, ndërsa qeveria dhe Mirela Kumbaro e mbrojtën duke theksuar se pronësia e Butrintit mbetej publike. Argumenti kryesor ishte se fondacioni do të sillte investime, do të siguronte mirëmbajtje më të mirë të monumenteve dhe do të përmirësonte shërbimet për vizitorët.
Por tani, krahas të ardhurave që sigurohen nga fluksi i turistëve dhe angazhimeve financiare të partnerëve të fondacionit, po rritet edhe çmimi i hyrjes.
Sipas “Monitor”, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit e argumenton vendimin me nevojën për investime të mëtejshme në konservimin e monumenteve, arkeologji, kërkim shkencor dhe menaxhimin e qëndrueshëm të parkut. Një studim mbi kapacitetin pritës ka vlerësuar gjithashtu se Butrinti ka arritur numrin maksimal të vizitorëve që mund të përballojë. Nga ana tjetër duket se ministria e Blendi Gonxhes pajtohet me këtë lëvizje, edhe pse na u tha se Butrinti do të jetë në bashkëadministrim. Shifrat tregojnë se bëhet fjalë për një burim të rëndësishëm të ardhurash. Vetëm gjatë periudhës janar–shtator të raportuar, Butrinti regjistroi 257.134 vizitorë. Nga këta, 181.251 u evidentuan në kategorinë e turistëve të huaj, 25.404 në kategorinë e vendasve, ndërsa 50.479 bileta u shitën online.
Me tarifat e reja, një çift që viziton Butrintin do të paguajë 2.400 lekë për hyrjen, nga 2.000 lekë aktualisht. Për një grup prej 20 personash, fatura do të shkojë në 20 mijë lekë, nga 16 mijë lekë. Pra, 4 mijë lekë më shumë për të njëjtën vizitë, pa llogaritur transportin, guidën apo shpenzime të tjera.
Butrinti nuk është një atraksion turistik i zakonshëm. Ai është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1992, një pasuri ku shteti shqiptar ka detyrime të veçanta për mbrojtjen e monumenteve, peizazhit dhe ekosistemit.
Megjithatë, vitet e fundit janë shoqëruar me vendime që kanë ngjallur debate të forta: tkurrja e territorit me mbi 800 hektarë, nxjerrja e sipërfaqeve të Liqenit të Bufit jashtë zonës së mbrojtur, problemet e evidentuara nga KLSH-ja për Konventën Ramsar, ndërhyrjet turistike dhe kalimi i administrimit te fondacioni.
Tani kësaj historie i shtohet edhe rritja e biletave. Ndërsa fluksi i turistëve është shtuar ndjeshëm, vizitorëve u kërkohet të paguajnë deri në 25% më shumë, pa u shoqëruar njoftimi me një bilanc të detajuar të investimeve të realizuara dhe atyre që do të financohen nga tarifat e reja.
Butrintit iu hoqën mbi 800 hektarë nga kufijtë e parkut, administrimi iu kalua fondacionit dhe tani po shtrenjtohet edhe hyrja. Çmimi i ri dihet me saktësi; bilanci i plotë i asaj që është bërë për mbrojtjen e kësaj pasurie mbetet ende pa u paraqitur publikisht. /Pamfletikumbaro gonxhe Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Robert Pattinson është James Bond-i i ri, aktori britanik merr zyrtarisht rolin e agjentit 007 16 Nëntor 2026, 17:2917:29Kulture Shuhet në moshën 93-vjeçare Ramazan Bogdani, studiuesi që i kushtoi jetën dokumentimit të valleve shqiptare 16 Nëntor 2026, 14:0714:07Kulture Ansambli Kombëtar drejt Skocisë pas 70 vitesh, tradita shqiptare prezantohet në skenën e Edinburgh-ut 16 Nëntor 2026, 12:4012:40Kulture Tetë herë duarbosh, Glenn Close merr më në fund Oscarin 16 Nëntor 2026, 12:3212:32Kulture Microsoft rikthen në jetë shkrimin e Mikelanxhelos, krijon një font të veçantë për Vatikanin 15 Nëntor 2026, 22:2722:27Kulture Dija, liri apo burgu? 15 Nëntor 2026, 19:3019:30Kulture

