Lajme Zone
Nuk kanë ç'i bëjnë gomarit dhe i bien samarit!
PolitikëPamfleti

Nuk kanë ç'i bëjnë gomarit dhe i bien samarit!

Në politikë thuhet se armiku i armikut tim është miku im. Në oborrin e Madhështisë, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë zbuluar një tjetër formulë: Miku i armikut tim është armiku im.

Veliaj nga burgu dhe Spiropali nga Parlamenti shpikin një mënyrë ‘diplomatike’ për të goditur Ramën: sulmojnë mikun e tij, Vuçiçin... Në politikë thuhet se armiku i armikut tim është miku im. Në oborrin e Madhështisë, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë zbuluar një tjetër formulë: Miku i armikut tim është armiku im.

Dhe kështu, ndërsa Edi Rama vazhdon të qeverisë në Tiranë, dy socialistët e thekur kanë vendosur t'i kërkojnë llogari Aleksandër Vuçiçit në Beograd.

Njëri nga burgu, tjetra nga Parlamenti. Njëri përshëndet studentët që rrëzuan pushtetin, tjetra kujton se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Të dy flasin për Serbinë, megjithëse dëgjesat i kanë në Tiranë.

Në këtë lojë, Vuçiçi ka një faj të pafalshëm: ka zgjedhur mikun e gabuar në Tiranë.

Natyrisht, as Veliaj dhe as Spiropali nuk e kanë përmendur Ramën. Kjo do ta prishte gjithë elegancën e operacionit. Sepse në oborrin e Madhështisë, edhe kur do t'i biesh dikujt, duhet të kesh kujdes të mos ia prishësh gjumin.

Fundja, kur nuk kanë ç'i bëjnë gomarit, i bien samarit. Aq më mirë kur samari është në Beograd./Pamfleti

nuk kanë ça i bëjnë gomarit i bien samarit elisa spiropali erion veliaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë A po shtypet e drejta e protestës në Shqipëri? 26 Tetor 2026, 12:0612:06Dosja e zezë “Kali i ngordhur” që kërkon t’ua vjedhë studentëve protestën 25 Tetor 2026, 14:3814:38Dosja e zezë Edi Rama dhe ëndrra e gomarit që po e shqyen ujku 24 Tetor 2026, 16:4116:41Dosja e zezë Vjeshta e zemërimit në Shqipëri: Revolta që mund të përmbysë ekuilibrat politikë 23 Tetor 2026, 17:2317:23Dosja e zezë Dhuratë apo blerje me çmim të fryrë? Pikëpyetjet mbi dy ujëhedhësit nga Turqia 23 Tetor 2026, 16:3516:35Dosja e zezë Luca, dashnori i fundit i Edi Ramës 22 Tetor 2026, 11:2511:25Dosja e zezë