Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ngritur pikëpyetje mbi pasuritë e zyrtarëve të lartë, duke u ndalur te vila me vlerë 410 mijë euro në jug të vendit, e përfshirë në hetimet që lidhen me Belinda Ballukun. Korreshi akuzon pushtetin se paratë e korrupsionit janë investuar në prona luksoze dhe kërkon që SPAK të zgjerojë hetimet edhe te pasuritë e ministrave. “Pse SPAK nuk ngre një Task-Forcë për apartamentet e ministrave?”, është pyetja që ngre deputeti demokrat, duke kërkuar verifikimin e burimit të pasurive dhe përgjegjësive të zyrtarëve. Reagimi i plotë: I gjendet vila 410 mijë euro në jug, ja si përbëtohej Balluku se nuk ka 300 aparatamente as jahte. A i betonizuan ministrat paratë e korrupsiomit dhe pse SPAK nuk ngre Task Forcë për apartamentet e ministrave? © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: balluku korreshi

