Protestat e dhunshme në Shqipëri kanë hyrë në ditën e 7-të, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj të hëne, ku premtoi bonus për efektivët që do të jenë në frontin e parë të protestës. I ftuar në “Top Story”, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, u shpreh se kërkesat e studentëve janë dëgjuar, ndërsa shtoi se policia është duke vendosur rendin.
Nga ana tjetër, gazetari Arion Sulo e kundërshtoi, duke i thënë se policia ka ushtruar dhunë dhe se vendi ndodhet një hap larg një tjetër lufte civile.
Klosi: A duhet të ketë një marrëveshje me studentët, t’ju plotësohen kërkesat? Apo dhe me qytetarët e protestuesit? Padyshim që qeveria dëgjon. Një nga kërkesat e studentëve është kërkesa për strehim. U dëgjua dhe u bë një platformë për të ndihmuar studentët që të marrin shtëpi me kredi zero. Është një përgjigje e protestës.
Sulo: Ata u futën në kishë sot. Dhuna është e qeverisë. Ti nuk ke gisht te dhuna sistematike që ka bërë Edi Rama në 13 vite.
Klosi: Për 12 vite more përgjigje para një vite. Ju thoni dhuna që ushtrohet nga shteti. Statistikat nga spitalet thonë që mbi 200 të dëmtuar janë policë.
Sulo: Po lëri ato. Ka katër ditë që masakroni. Doni t’i shtypni me dhunë.
Klosi: Sot paradite nuk kishte dhunë. Nuk ka shtypje. Ka vendosje rendi dhe pakënaqësi. Me gurë nuk zgjidhet problemi.
Sulo: Po ata hunjtë te PS-ja mo?! Një hap larg ‘97-ës, një hap larg luftës civile. Top Channel

