Lajme Zone
“Nuk ka represion që i ndal të rinjtë” – Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë!
PolitikëBalkanWeb

“Nuk ka represion që i ndal të rinjtë” – Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë!

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar nga protesta se sot policia ka kryer shkelje të lirive dhe të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të protestuar ndërsa ka përdorur forcën për shpërndarjen e tyre me ujë, molotovë e dronë duke rrezikuar edhe jetën e të rinjve.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar nga protesta se sot policia ka kryer shkelje të lirive dhe të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të protestuar ndërsa ka përdorur forcën për shpërndarjen e tyre me ujë, molotovë e dronë duke rrezikuar edhe jetën e të rinjve. “Kjo është antikushtetuese, shumë e rëndë. Disa dhjetra protestues paqësorë që po protestonin para zyrës së Edi Ramës policia i zhvendosi në trotuar pa dhënë asnjë shpjegim. Është e qartë që jemi në një shtet policor që ka vendosur të shtypë protestën. Policia sot ka rrezikuar jetën e protestuesve përmes dronëve që hedhin bomba me gaz lotsjellës dhe janë rrëzuar jo një por dy. Edhe makinat e ujit ishin shtuar sot nga 2 janë bërë 6 e përveç dronëve, uji që është hedhur pa mëshirë, gazi lotsjellës”, tha Kapri për mediat. Pavarësisht kësaj tha Kapri, të rinjtë dolën edhe këtë të shtunë masivisht në shesh, ndërsa paralajmëroi se dhuna e policisë dhe urdhëruesit e saj do të marrin përgjigjen ligjore.Deputeti i Mundësia u shpreh se sjellja e Policisë bëhet me urdhër të Ramës i cili sipas tij, ka qëllim vetëm të shpëtojë veten nga drejtësia. “Edhe sot sheshi u tejmbush, pavarësisht represionit të Ramës dhe policisë së tij politike, shpirti i protestës vazhdon. Vendi do një zgjidhje politike dhe sa kohë Rama nuk e kupton këtë gjë, shqiptarët do të vuajnë ndërkohë që Edi Rama kërkon të shtyjë ditët në pushtet sepse kërkon një garanci nga drejtësia që të mos shkojë në burg. Dhuna dhe çdo shkop gome që ata kanë goditur të rinjtë do marrë përgjigjen e duhur ligjore. E çdo drejtues policie, ata që kanë dhënë urdhër dhe ata të papërgjegjshëm që kanë ushtruar dhunë në protestë do përgjigjen para ligjit. Sot i mbron Edi Rama por shumë shpejt e dinë shumë mirë që nuk do t’i mbrojë më”. Lidhur me mënyrën si po zhvillohen seancat plenare të Kuvendit, Kapri tha se Rama e ka kthyer vendin në ‘republikë kryeministrore’ teksa theksoi se Kryeministri nuk ‘ka guxim të rrijë në zyrën e tij’ “Ne sot nuk jemi më një republikë parlamentare por republikë kryeministrore ku dhe Kryeministri nuk ka guxim të rrijë në zyrë por ka vënë në krye të shtetit drejtorin e Policisë Skënder Hitajn i cili është kthyer në një mercenar pushteti dhe po rreh protestuesit që kanë dalë në shesh për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. Do përgjigjen, nuk mund t’i shmangen dot përgjegjësisë edhe ligjore por edhe në Parlament sado dhunën e kartonit ta bëjnë”, u shpreh ai.

Erald Kapri paralajmëroi se qëndrueshmëria e rinisë në kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës do të sjellë shumë shpejt një panoramë të re të klasës politike shqiptare. Sipas tij, Partia Mundësia do t’i mbështesë çdo ditë të rinjtë protestues.

“Ky është një moment historik, ka dalë rinia në shesh, ndryshimi po vjen. Kësaj radhe ndryshimi do të vijë i plotë. Klasa politike që kemi njohur këto 36 vjet nuk do të jetë më. Të rinjtë e kanë kuptuar këtë gjë ndaj edhe nuk i shkulen sheshit. Ne po i mbështesim përditë, do të jemi me ta përditë deri sa Edi Rama të pranojë përgjegjësitë, të japë dorëheqjen dhe të çlirojë vendin dhe pastaj vendi të përgatitet për zgjedhje të reja”, u shpreh Kapri.

Këtë të shtunë qindra të rinj e të reja dolën përsëri në shesh dhe kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa protesta e tyre la sot pas ditën e 19-të që kur nisi më 13 tetor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb