Lajme Zone
Nuk ka qetësi në Kuvendin e Kosovës, Kurti goditet me vezë gjatë seancës nga deputetja e AAK
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk ka qetësi në Kuvendin e Kosovës, Kurti goditet me vezë gjatë seancës nga deputetja e AAK

Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive ka nisur punimet e seancës. Ai ka ftuar Albin Kurtin për të dhënë propozimin për kryetar të kuvendit.

Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive ka nisur punimet e seancës. Ai ka ftuar Albin Kurtin për të dhënë propozimin për kryetar të kuvendit. “Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Vetëvendosjes, kanë vazhduar dhe nuk kemi marrëveshje, në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet kërkojmë më shumë kohë”, tha Kurti, raporton korrespondentja e Top Channel në Prishtinë, Leonita Bajrami.

Pas fjalës së Kurtit, ishte deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Time Kadriaj, u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit.

Pas kësaj, deputetët e grupeve të ndryshme politike, u ngritën në këmbë dhe filluan shtyrjet fizike. Dehari më pas ndërpreu seancën. Top Channel