Foto ilustruese Në vitin 2015 ishte “Stop Korrupsionit”, më pas erdhi “Shqipëria që duam”, vitin e kaluar një tjetër platformë denoncimi dhe tani “Pasqyrë Albania”. Pas më shumë se një dekade në pushtet, Edi Rama u premton sërish shqiptarëve se do t’ua dëgjojë hallet përmes një platforme të re. Por këtë herë qytetarët nuk janë vetëm pas ekranit: prej më shumë se dy muajsh janë në shesh kundër korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe modelit të qeverisjes. Sa herë qeverisja e Edi Ramës futet në vështirësi, nga Kryeministria del një emër i ri. Njëherë është portal, herën tjetër bashkëqeverisje, pastaj “dritare komunikimi”, ndërsa tani quhet “Pasqyrë Albania”.
Ndryshojnë emrat, logot dhe teknologjia. Premtimi mbetet thuajse i njëjtë: qytetari do të denoncojë, qeveria do ta dëgjojë, administrata do të përgjigjet dhe korrupsioni do të luftohet.
Kjo histori nuk nisi dje në Pogradec. Ka më shumë se një dekadë.
Në shkurt të vitit 2015, vetëm rreth një vit e gjysmë pasi kishte ardhur në pushtet, Rama prezantonte portalin “Stop Korrupsionit”. Edhe atëherë problemi ishte korrupsioni dhe edhe atëherë zgjidhja që ofrohej ishte një platformë ku qytetarët do të denonconin abuzimet e administratës.
Portali bashkonte 22 faqe denoncimesh të ministrive dhe premtonte që çdo ankesë të merrte përgjigje brenda 30 ditëve. Rama u thoshte shqiptarëve se telefoni i tyre ishte një “armë” kundër korrupsionit dhe premtonte se denoncimet nuk do të përfnin më në vesh të shurdhër apo në grumbuj shkresash.
Madje, fjala e tij e vitit 2015 tingëllon çuditërisht aktuale sot. Rama pranonte se besimi i qytetarëve te shteti ishte rrënuar dhe se sistemi i denoncimeve ishte i copëzuar. Platforma e re, premtonte ai, do të kapërcente burokracinë, do të identifikonte përgjegjësit dhe do ta çonte përgjegjësinë deri në nivelet më të larta të qeverisë.
Kanë kaluar mbi 11 vjet dhe kryeministri po premton pothuajse të njëjtën gjë.
Vetëm emri ka ndryshuar.
Në vitin 2017, në prag të mandatit të dytë, erdhi “Shqipëria që duam”. Rama e prezantoi si një platformë të hapur komunikimi dhe bashkëqeverisjeje, ku qytetarët do të dëgjoheshin në kohë reale, do të diskutonin reformat dhe do të ndikonin mbi punën e ministrive dhe institucioneve. Ideja lindi pasi Rama kërkoi në Facebook mendimin e qytetarëve dhe mori mbi 6 mijë komente.
Pra, që në vitin 2017 shqiptarëve iu tha se kishin një platformë për t'u dëgjuar nga qeveria dhe për t'i kërkuar llogari administratës.
Por historia nuk përfi aty.
Në gusht të vitit 2025, Rama prezantoi një tjetër platformë, këtë herë për denoncimin e shkeljeve të hapësirave publike. Edhe ajo u shpall si një “dritare e re komunikimi” për të bashkuar forcat mes qytetarëve dhe qeverisë.
Një vit më vonë, kemi një tjetër dritare.
Këtë herë quhet “Pasqyrë Albania”.
Rama e prezantoi të dielën nga Pogradeci, pas takimit me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Sipas tij, qytetari duhet të jetë në gjendje ta ndjekë hallin e tij njësoj siç gjurmon një pako postare: nga momenti kur ia dërgon institucionit deri te përgjigjja përfundimtare.
Detajet e bëra publike këtë të hënë tregojnë se “Pasqyrë Albania” do të jetë në fakt një modernizim i platformës ekzistuese të Bashkëqeverisjes, jo një mekanizëm i ngritur nga zero.
Ajo do të ndahet në dy seksione.
I pari do të quhet “Flamingo Mirror”, ku do të mbërrijnë sinjalizimet për shqetësimet dhe problemet e përditshme të qytetarëve.
I dyti do të quhet “Radar”. Aty do të grumbullohen shqetësimet, të cilat parashikohet të gjurmohen brenda 48 orëve dhe më pas të marrin zgjidhje brenda një afati deri në dy javë. Ambicia e deklaruar është që qytetari të dijë në çdo moment se ku ndodhet kërkesa e tij, ndërsa vonesat e administratës të identifikohen dhe përgjegjësitë të ndiqen. Por shqiptarët nuk gënjehen dot me mashtrime. Hallet e tyre nuk mund të kthehen në letra të harruara digjitale.
Rama duhet ta nisë nga aty ku fillon problemi: arroganca e zyrave. Në çdo sportel qytetarët përballen me arrogancën e këtij pushteti. Aty vetëm mashtrojnë, grabisin dhe gënjejnë, nuk zgjidhin hallet e popullit. Nuk ka nevojë për platformë, por mjafton të zbatohet ligji. Rama mjafton të vendosë njerëz të fushës në dikastere. Ka shumë të rinj të arsimuar që mund t’i drejtojnë shumë mirë drejtoritë. Por ato janë në duart e militantëve, shumica pa arsimin përkatës, dhe prandaj ky shtet është rrumpallë. /Pamfletirama platforma 3 Komente X Xhamajli 24 Gusht 2026, 12:01 KY DELENXHIU I GJATË E KA KTHYER NE GJYMTYRE MASHTRIMIN A THUA SE SHQITARET JANE NAIV ME TRU PULE DHE MUND TI SPERDREDHE SI TE DOJE. O PALLOSH NESE NUK TE JANE KUNDERVENE DERI ME TASH SHQIPOT KJO JO SE JA KE DAL TI MASHTROSH NGA QE JANE TRU PULE POR SE TI NUK E LSHO QEVERINE ME RRUGE DEMOKRATIKE. NE SHTATOR PRIT GJEMEN TENDE PALLOSH. GEZOJU DHE CA DITE DIELLIT PERVELUES TE BRIGJEVE SE NE SHTATOR DO TE PLEVITOSESH. MASHTRIMI I RRADHES SE PALLOSH GJATOVINES SARHOSH I TIRONS; 1) Ambicia e deklaruar është që, nëpërmjet "Radar" qytetari të dijë në çdo moment se ku ndodhet kërkesa e tij, ndërsa vonesat e administratës të identifikohen dhe përgjegjësitë të ndiqen. 2)Konstatimi: Në çdo sportel qytetarët përballen me arrogancën e këtij pushteti. Aty vetëm mashtrojnë, grabisin dhe gënjejnë, nuk zgjidhin hallet e popullit. 3) Nuk ka nevojë për platformë, por mjafton të zbatohet ligji. Rama mjafton të vendosë njerëz të fushës në dikastere. Ka shumë të rinj të arsimuar që mund t’i drejtojnë shumë mirë drejtoritë. Por ato janë në duart e militantëve, shumica pa arsimin përkatës, dhe prandaj ky shtet është rrumpallë. Përgjigjjuni P Pasqyra e propagandës 24 Gusht 2026, 12:16 Shteti i rrumpallës duhet të shpikë herë pas here diçka, të njëjtën gënjeshtër por me emër tjetër, se përndrtshe nuk do quhej më rrumpallë. Duhet shpikur diçka se me emrat e vjetër u bë propaganda por ra dhe "mbreti është lakuriq". Tani i duhet kostum i ri propagande që të vazhdojnë të "mbllaçisin" analistët e paguar të pushtetit nëpër banaqe TV apo nëpër median e shkruar. Plus i duhet edhe Ramës të shihet në pasqyrën e tij si "shtrigaq politik" e t'i duket vetja si politikani më i mirë në vend. Përgjigjjuni P Protestuesi 24 Gusht 2026, 12:23 Ingranazhet e pushtetit te Rames jane ndryshkur plotsisht dhe nuk funksionojne me sado vajisje tu beje. E nisi me shembjen e qelbesirave, i dhame voten, kerkoi timonin dhe gjithe tepsine gjithashtu ia dhame,mori dhe 83 mandate se vetem me Edin do te futeshim ne Europe,ngriti agjensi e Diella se do te luftonte korrupsionin, dhe te gjitha rezultuan nje hiç. Tani i ka dale kallaji dhe nuk mashtron dot me. Rrofte protesta! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga tenderët te dalja në media, ministrat në “provim” para Ramës; zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec 24 Gusht 2026, 09:4209:42Politike Kush ikën dhe kush qëndron? Dita e dytë në Pogradec, Rama sot përballë ministrave 24 Gusht 2026, 08:0308:03Politike Pse i duhet Ramës një “Pasqyrë”, kur shqiptarët i bërtasin hallet prej 85 ditësh në shesh?! 23 Gusht 2026, 22:0422:04Politike Berisha: ‘Pasqyrë Albania’, Diella e re shumë milionëshe! 23 Gusht 2026, 21:0521:05Politike Pas 'Besës', Rama prezanton 'shpikjen' e radhës: 'Pasqyrë Albania' do gjurmojë hallet e qytetarëve! 23 Gusht 2026, 19:0419:04Politike Pas 7 orësh, përfn mbledhja e Ramës me socialistët në Pogradec! 23 Gusht 2026, 18:3118:31Politike

