Lajme Zone
“Nuk ju vjen turp?”/ Rama sulmon Demokratët Evropianë, del në mbrojtje të Iris Luarasit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk ju vjen turp?”/ Rama sulmon Demokratët Evropianë, del në mbrojtje të Iris Luarasit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike Europiane, pasi kjo e fundit ka shprehur mbështetje për protestën e zhvilluar në Tiranë dhe për qytetarët që dolën në rrugë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka zgjedhur të ilustrojë reagimin e tij me pamjet e deputetes Iris Luarasi, e cila ndalet nga protestuesit teksa përpiqet të hyjë në ambientet e Kuvendit. “A nuk ju

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike Europiane, pasi kjo e fundit ka shprehur mbështetje për protestën e zhvilluar në Tiranë dhe për qytetarët që dolën në rrugë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka zgjedhur të ilustrojë reagimin e tij me pamjet e deputetes Iris Luarasi, e cila ndalet nga protestuesit teksa përpiqet të hyjë në ambientet e Kuvendit.

“A nuk ju vjen turp që miratoni një sjellje të tillë të neveritshme dhe e shisni atë si kundërshtim demokratik?”, i drejtohet Rama demokratëve evropianë, duke shigjetuar protestuesit që prej 101 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Kryeministri ka marrë në mbrojtje Luarasin të cilën disa vajza protestuese e zunë ‘mat’, akt që Rama e cilëson si fyerje të rëndë.

REAGIMI:

Pra, për këtë lloj të veçantë demokratësh përtacë që jeni ju, pengimi i deputetëve për të hyrë në seancën e hapjes së Parlamentit qenka “kundërshtim”? Ndoshta kështu duket nga rehatia e tastierës suaj. Por jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të kalonin përmes një “tuneli” fyerjesh verbale dhe dhune fizike, me vezë madje edhe gurë të hedhur ndaj tyre, vetëm për të mbërritur në vendin e tyre të punës.

A nuk ju vjen turp që miratoni një sjellje të tillë të neveritshme dhe e shisni atë si kundërshtim demokratik? Me sa duket, jo.

Meqë ra fjala, shikoni se si një deputete e nderuar, një akademike e respektuar dhe një zë i njohur në mbrojtje të të drejtave të grave, fyhet nga ata që ju i konsideroni modele të “kundërshtimit”, ndërsa ajo thjesht po përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës.

Dhe kjo nuk ishte as më e keqja e asaj që kolegët tuaj shqiptarë u detyruan të përballonin dje.

Keni ndonjë gjë për të thënë për këtë formë të veçantë të “kundërshtimit”, nga lartësia e foltores suaj demokratike? Apo shqetësimi juaj për demokracinë përfn aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?

Dhe ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e tërhiqni Shqipërinë në kënetën tuaj dixhitale. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj dritëshkurtër. Ajo nuk meriton të bëhet “çamçakëz” në gojën mediokre të njerëzve që i shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik. So, for your particular breed of lazy democrats, preventing parliamentarians from entering the opening session of Parliament is “dissent”?Perhaps it looks that way from the comfort of your keyboard. But not to your Albanian colleagues, from right to left, who were forced to run… pic.twitter.com/tXMlXWglqg

— Edi Rama (@ediramaal) September 9, 2026 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm