Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk i thonë dot jo kryeministrit, vetëm firmosin”/ Gjokutaj për transferimin e Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier: Në lojë janë tre personazhe, Erioni, Gysi dhe Edi


Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi dhe mënyrën se si është komunikuar nga autoritetet.

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi dhe mënyrën se si është komunikuar nga autoritetet. I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Gjokutaj u shpreh se në shumicën e rasteve transferimet e të paraburgosurve ose të dënuarve kryhen me kërkesën e vetë personit ose kur konstatohet një shkelje e rëndë. Avokati komentoi edhe klimën politike dhe protestat kundër qeverisë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si kryeministri po i përballon zhvillimet e fundit. Sipas Gjokutajt, zyrtarët që zbatojnë vendimet mund të mos kenë hapësirë për t’i kundërshtuar ato, ndërsa pretendoi se klasifikimi i informacionit si sekret përdoret për të mos dhënë shpjegime për transferimin. “Masës dërrmuese të rasteve transferimi bëhet me kërkesën e të paraburgosurit ose të dënuarit, ose kur vërtetohet një shkelje e rëndë. Çdo gjë do të ishte, asocimi dhe i Gysit me Erionin kjo mbetet për t’u parë. Kemi tre personazhe në lojë, kemi Erionin, Gysin dhe Edin. Këta dy janë brenda ky është jashtë, tani të shohim si do shkojë historia. Nuk e dimë psikikën e nxehtë të kryeministrit me protestën jashtë zyre…se s i kthjellët do jetë. Këta të tjerët janë vetëm firmosin dhe atij si thonë dot jo, ndaj dalin dhe thonë sekret. Por nuk ka sekret”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Genc Gjokutaj