Deputeti i PD-së, Arian Ndoja, ka komentuar paketën ligjore të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në lidhje me masat për njerëzit që ushtrojnë dhunë në protestë. Në një intervistë, Ndoja është shprehur se për këtë paketë, Rama ka marrë taktikën e përdorur nga vendet si Franca, Italia dhe disa vende të Afrikës, ku pushteti është i përqendruar në duart e një njeriu. “Si individ nuk i besojnë më shqiptarët. I ka bërë të gjitha organet, përfshirë Kuvendin, që t’i zbatojnë ligjet e tij. Kemi marrë praktikat më të mira të vendeve nga jashtë. Zogu, për shembull ka marrë kodin e Francës, një nga më të mirët e asaj kohe, por shoqëria nuk e absorbonte dot. Kështu bëjnë edhe këta. Marrin paketa nga Italia, nga disa vende të Afrikës. Janë paketa të vendeve që e kanë përcaktuar pushtetin në duar të një njeriu. Donin që t’i detyronin shqiptarët që të merrnin matëse të reja, që të bënte tender, por nuk u bë”, u shpreh Ndoja./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

