Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast mospagimi në një subjekt në Lezhë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen katër djem duke ngrënë në tavolinë. Sipas denoncuesit, pasi përfjnë ushqimin, ata largohen me pretekstin se po marrin diçka në market, por nuk kthehen më për të paguar.
Fatura, sipas denoncuesit, ishte 22 mijë lekë.
“Ju lutem, po deshët publikoni, sepse nuk është vlera, po mënyra.”
Denoncuesi shprehet se shqetësimi lidhet me gjestin, pasi sipas tij, nuk bëhet fjalë për pamundësi për të paguar, por për mënyrën se si janë larguar nga subjekti.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke sjellë në vëmendje rastin dhe reagimin e qytetarit. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

