Një tifoz bejsbolli është bërë viral pasi kaloi një ndeshje të tërë pranë këngëtares shqiptaro-britanike Dua Lipa, pa e kuptuar se kush ishte personazhi i famshëm që kishte në krah.
Dua Lipa ndoqi ndeshjen e tretë mes Yankees dhe Rays, në kuadër të serisë ALDS, së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner. Pranë çiftit ishte ulur edhe Marlins Man, tifozi i njohur që më vonë tregoi se nuk e kishte njohur këngëtaren.
Pas përfundimit të ndeshjes, ai foli me superlativa për sjelljen e saj, duke e cilësuar si “shumë të sjellshme”. Madje, sipas tij, Dua mund të ketë qenë personazhi i famshëm më i këndshëm që kishte takuar ndonjëherë në një ndeshje bejsbolli.
Por historia nuk përfn këtu. Marlins Man tregoi se kishte arritur ta bindte këngëtaren të ngrihej në këmbë gjatë interpretimit të këngës patriotike amerikane “God Bless America”.
Ai e shfrytëzoi këtë episod edhe për të kritikuar disa personazhe të tjerë të famshëm, të cilët, sipas tij, kishin refuzuar të ngriheshin gjatë interpretimit të së njëjtës këngë në ndeshje të mëparshme.
Për Dua Lipën, kjo ishte hera e parë që ndiqte nga afër një ndeshje bejsbolli. Një përvojë e re për këngëtaren, e cila përfi duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për praninë e saj në stadium, por edhe për faktin se tifozi pranë saj nuk e kishte kuptuar se me kë po ndante tribunën.

