Lajme Zone
“Nuk duhet të bëjnë ‘hesape pa hanxhinë’ me PS-në”/ Rama reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Shqipëria mori një shtysë modernizuese
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk duhet të bëjnë ‘hesape pa hanxhinë’ me PS-në”/ Rama reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Shqipëria mori një shtysë modernizuese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar votimin si një hap drejt modernizimit të vendit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar votimin si një hap drejt modernizimit të vendit. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Rama u ndal te debatet politike dhe kundërshtitë që shoqëruan procesin, ndërsa theksoi se vendimi i Kuvendit i hap rrugë ndryshimeve të reja. Rama nuk la pa komentuar edhe zhvillimet politike, duke iu referuar kundërshtarëve të tij dhe duke theksuar se rezultatet e votimit treguan edhe një herë forcën e Partisë Socialiste. Reforma Territoriale u miratua në Kuvend me 85 vota pro dhe parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, një ndryshim që pritet të vijojë të jetë në qendër të debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri Edi Rama reagim në platformën X: Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Kuvend PD PS reforma territoriale