Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku po komentonte situatën politike në vend, tregoi edhe këshillën që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama. Malaj tha se i ka kërkuar kryeministrit të tregojë më shumë empati dhe ta shohë realitetin përmes syve të qytetarëve “Zoti Rama ka marrë dy misione. E para, që PS-në ta lërë në pushtet dhe të vazhdojë si kryetar. E dyta, të çojë vendin në Bashkimin Evropian. Dhe e treta është që nuk jemi në paqe, jemi në situata të trazuara. Njerëzit nuk janë lodhur, por u është marrë jeta peng. Dhe në momentin kur njeriut i merret jeta peng, zotit Rama i kam dhënë një këshillë: duhet të jesh shumë empatik dhe duhet të veshësh këpucët jo më të kryetarit të bashkisë, të kryeministrit apo të kryetarit të PS-së, por të atij njeriu, që ai, nëpërmjet pasqyrës, duhet të kuptojë se ku shkon dhimbja e njeriut. Mendoj që ai po bën një lloj reflektimi të fortë, por nuk i ka partnerët që ta mbështesin në këtë garë”, tha Malaj.
