Lajme Zone
“Nona e Revolucionit” bën ‘ligjin’ në protestë, ngjit stickerat “Rama ik” në mburojat e policëve
PolitikëJOQ Albania

“Nona e Revolucionit” bën ‘ligjin’ në protestë, ngjit stickerat “Rama ik” në mburojat e policëve

Një nga momentet më pikante të protestës së sotme para Kryeministrisë është protagonizmi i një zonje të moshuar, e njohur ndryshe nga protestuesit si “Nona e Revolucionit”.

Një nga momentet më pikante të protestës së sotme para Kryeministrisë është protagonizmi i një zonje të moshuar, e njohur ndryshe nga protestuesit si “Nona e Revolucionit”.

E vendosur përballë efektivëve të policisë, të cilët qëndronin të rreshtuar me mburojat e tyre, ajo ka vendosur t'u përcjellë mesazhin e saj në një mënyrë të veçantë.

Zonja është afruar te efektivët dhe ka nisur të ngjisë disa sticker-a me mbishkrimin “Rama ik” në mburojat e tyre, duke e përsëritur veprimin në disa prej tyre.

As prania e numrit të madh të policëve dhe as pajisjet e tyre mbrojtëse nuk e kanë ndalur nga veprimi simbolik, i cili është filmuar gjatë protestës.

Pamjet e “Nonës së Revolucionit” janë një tjetër moment që i shtohet protestës së sotme, ku qytetarët vijojnë të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)