Vendi ynë do të vijojë të ndikohet gjatë ditës së mërkurë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash të larta kalimtare. Sipas parashikimit, vranësirat do të shfaqen përgjatë relieveve kodrinore dhe malore, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, më të theksuara në zonat veriore. Në pjesën tjetër të territorit do të mbizotërojnë kthjellimet.Lexo edhe:20 ditë punime në Tunelin e Krrabës: Ç'duhet të dini kur udhëtoni nga Tirana në Elbasan Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 15 m/s. Në dete pritet valëzim i forcës 2-3 ballë.

