Sot shënohet një vit nga fronëzimi i Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij Anastas. Me këtë rast, në Korçë kanë nisur aktivitetet kushtuar këtij përvjetori.
Prej orës 08:30, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, po zhvillohet Liturgjia Hyjnore Kryepriftërore, ku besimtarë të shumtë janë mbledhur për të shënuar një vit nga marrja e detyrës së Mitropolitit të Korçës.
Ceremonia fetare zhvillohet në një atmosferë të veçantë, ndërsa besimtarët po marrin pjesë në shërbesën e posaçme të organizuar nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës.
Fronëzimi i Mitropolitit Anastas u zhvillua një vit më parë, ndërsa përvjetori i parë shënohet sot me një program të posaçëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe në ambientet e Mitropolisë.
Pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, aktivitetet do të vijojnë me një pritje në Mitropoli, e parashikuar nga ora 11:30 deri në 13:30.
Për komunitetin ortodoks të Korçës, kjo ditë shënon një vit nga një moment i rëndësishëm në jetën e Mitropolisë, ndërsa besimtarët janë bërë pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e përvjetorit të parë të fronëzimit të Mitropolitit Anastas./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

