Lajme Zone
PolitikëReport TV

Një udhëtim në Shqipërinë e 50 viteve më parë, Arkivi i Filmit nxjerr në dritë filmime të rralla, shpëtohen nga myku dhe harresa! (VIDEO)


Xhirimet, të harruara për rreth gjysmë shekulli, tregojnë Sarandën antike, Rivierën shqiptare, shpellat, florën dhe faunën, si edhe projekte industriale të kohës. Së shpejti do të jenë të aksesueshme për publikun.

Pamje të rralla të një Shqipërie të filmuar rreth gjysmë shekulli më parë kanë dalë në dritë, pasi u gjetën, u restauruan dhe u digjitalizuan falë bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Xhirimet, të harruara për rreth gjysmë shekulli, tregojnë Sarandën antike, Rivierën shqiptare, teknologjia e rritjes së peshkut, TEC-i i Korçës, flora dhe fauna shqiptare, natyra, shpellat dhe ekspedita të ndryshme. Një pjesë e tyre u shpëtua nga dëmtimet e shkaktuara nga myku, u pastrua fizikisht dhe më pas u digjitalizua në studion e Sektorit Audiovizual të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. LEXO edhe...Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames Në këtë proces kanë punuar Hermelinda Troqe, Erand Meça dhe Hajrije Dedej. Kjo është vetëm faza e parë e punës me fondin filmik të gjetur. Materialet do të bëhen së shpejti të aksesueshme për publikun, ndërsa më pas do të organizohet edhe një konferencë e përbashkët mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. U.D/E.H/ReportTv.al Hajrije Dedej Erand Meça Hermelinda Troqe Tirane Universiteti Politeknik i Tiranes arkivi qendror shteteror i filmit Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.1% Social media 16.4% Vota total: 3331 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?