Lajme Zone
Një tërmet me magnitudë 4.1 godet Italinë, ja ku ishte epiqendra
BotëTop Channel

Një tërmet me magnitudë 4.1 godet Italinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua pak pas mesnatës në Pizzone, Itali, një komunë në provincën e Isernias në kufirin me Abrucon dhe Lazion.

Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua pak pas mesnatës në Pizzone, Itali, një komunë në provincën e Isernias në kufirin me Abrucon dhe Lazion. Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda, u ndje në të gjithë zonën dhe gjithashtu në provincat e Chieti, L’Aquila dhe Casertas.

Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika. Deri më tani nuk është raportuar për dëme ose të lënduar.

Epiqendra ishte në zonën e Pizzone-s, në një thellësi prej 10 kilometrash. Një dridhje e dytë, me magnitudë 2.2, u ndje në të njëjtën zonë në orën 3:41 të mëngjesit, në një thellësi prej 9 kilometrash. Top Channel