Lajme Zone
NJË RRENG NË PATOK
KulturëCNA

NJË RRENG NË PATOK

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u k...

Sot si ditë me diell u nisëm për një drekë në Patok. Gruaja më pyeti:

-A e mbylle derën katër herë?

-Jo, jo. E mbylla dy herë, mjafton, -i thashë dhe ndeza jeep-in.

Rrugës deri te restoranti dëgjoja atë që fliste me vete.

-Nuk më dëgjon fare, është bërë grindavec, si s’më zbatoi një porosi një ditë xhanëm, si...

Kur po afroheshim Patokut, anës autostradës, pamë një grumbull njerëzish e mes tyre një grua të moshuar që i binte kokës me grushta dhe shkulte leshtë.

-Hidhu, mo, mëso ç’po bëhet, -më urdhëroi gruaja e më shtyu përjashta.

U afrova te turma. Në tokë gjendej i shtrirë burri i asaj të moshuarës. Ajo e fërkonte te faqet e i thoshte:

-Të thashë mos kalo rrugën Iljaz, do të të shtypin makinat Iljaz, s’ke moshë tani për aventura Iljaz.

E lotët vu murgës. Por dhe nga gëzimi se Iljazi atë çast hapi sytë. Qe gjallë. U ktheva te makina. Gruaja plot kurreshtje, me sy shqyer:

-Hë, ç’ndodhi? Pse ajo zonja shkulte flokët, mo?

-Flokët e ka pak, -ia nisa. -Ajo më mirë t’ja heqë vetes. Ose të pijë ndonjë ilaç miu. Veç vdekja e saj e shpëton atë burrë.

-Pse, pse?

-Se ajo ia nxiu jetën burrit të vet. Janë vendalinj, jetojnë te ajo shtëpia te kodra. Po shkonin te disa miq këtu rrotull, por ajo gër-vër non stop. Duroi burri i zi deri para gjysëm ore. E nga që po i plaste zemra u fut mes makinave në autostradë. Vdekja është mjaltë, mendoi dhe hyri me sy mbyllur e buzagaz. Por pati fat. Nuk u dëmtua se ai që e goditi qe shofer me reflekse, frenoi fort në çast. E shoqja sa mësoi që ai donte të vdiste për shkak të saj ka gjysëm ore i kërkon të falur. Më fal, mëfal, i thotë, nuk pushon. Të përgjërohem, bërtet, do të të dëgjoj me respekt, nuk do të të merzis kurrë, s’do të jem inatçore. As e ashpër, por e qeshur dhe e dashur, -sajova unë.

Ime shoqe nuk fliste. Ama sytë ia pashë që iu zbutën. U ulëm në restorant e sapo u bëra gati të shkoja te banja, që qe matanë rrugës për të larë duart, ajo kërceu si lepur.

-Prit zemër do të vij dhe unë. Shkojmë bashkë. Ama kujdes se ka makina, o shpirt, o mjaltë! Bëhet e keqja hap e mbyll sytë, o dashuria ime! O shtylla e shtëpisë, o yll, o fati im i bardhë!

Shans i madh që aty banjat janë veç. Shans…/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.