Është 93 vjeç, gëzon shëndet të plotë dhe i del për zot punëve të fshatit. Mes kopshtit, pulave dhe bagëtive, asgjë nuk ka ndryshuar në rutinën e nënë Prenës në Fishtë. "Jeta në fshat është me punu.Po punove, gëzove. Dikur kemi vuajtur. Ecja në këmbë për të marrë deri në Milot 20 kg misër. Kam punuar në kooperativë, ikje pa bukë nëse nuk e bëje normën.", tregon nënë Prena për vështirësitë e kohës. Duket se sekreti i jetëgjatësisë qendron tek jeta aktive, ushqimi bio dhe i freskët që e prodhon vet në fshat. Gjithashtu tregon se alkool dhe duhan nuk pi. LEXO EDHE:Ministri Nufi, vizitë në spitalin e Mirditës: Do të shndërrohet në polin e veriut për traumat "Bëj djath nape me 8-9 kg qumësht. Djathin e mbaj, e kulloj, e vë të ziejë dhe i hedh 2 gota kos. E hedh në një shami të bardhë. Kam bërë dhe raki dikur, e bëj dhe sot. Nuk pi as alkool, as duhan. Me pi duhan me vdek?! Unë ha mish, supë, patate, të gjitha i ha. Nuk më bën gjë dëm. Nuk kam pasur asnjë sëmundje përveç Covidit që ndenja 15 ditë në oksigjen.", thotë e moshuara. Fishta po gjallërohet nga turistët. "Tani është përhapur punë e madhe me bujtina. Vijnë shqiptarë, vijnë turista të huaj.", thotë nënë Prena e cila mirëpret çdo kurioz për jetën e fshatit në bujtinën e vogël që kanë ndërtuar në fshatin Fishtë. Kjo iniciativë nisi si eksperiment, por prej dy vitesh bumi i turistëve ka dalë jashtë parashikimeve. Emisionin "Një nga ne" mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Fishte Lezhe jetegjatesi turizmi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3863 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
