Lajme Zone
Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t'ia dal mbanë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t'ia dal mbanë

Pas uniformës së policisë, Ardit Xhajën e pret një tjetër angazhim, puna në tokën e tij. Eksperienca në Greqi dhe studimet në hortikulturë e shtynë që të krijonte një fermë organike në fshatin Qinam të Zall-Herrit.

Pas uniformës së policisë, Ardit Xhajën e pret një tjetër angazhim, puna në tokën e tij. Eksperienca në Greqi dhe studimet në hortikulturë e shtynë që të krijonte një fermë organike në fshatin Qinam të Zall-Herrit. "Jam punonjës i Policisë Bashkiake prej 4 vitesh, por pasioni im është të merrem me aktivitetin tim bujqësor. Pemtaria është një art dhe unë çdo ditë mësoj më shumë nga ky profesion. Nëse çdo i ri ka një pronë në fshat, pse jo mos të merret me një aktivitet bujqësor: perime, pemtari, vreshtari, me kultura të ndryshme. LEXO EDHE:Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë me topa futbolli drejt godinës (VIDEO) Disa vite më parë, kam jetuar si emigrant në Greqi, ku kam punuar në sektorin e bujqësisë, aty jam marrë me kulturat e ullirit, domatet dhe vreshtari. Pas Greqisë jam diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Hortikulturë dhe Mbrojtje Bimësh. Unë kam rreth 15 vite që merrem dhe çdo shërbim të pemtores unë e bëj vet," shprehet Arditi për emisionin Një nga ne. Pas çdo sakrifice dhe çdo dite të lodhshme pune, Arditi ka një motiv të vetëm: të ardhmen e vajzës së tij. "Kam nisur të punoj në tokat e mia për të mos i lënë djerrë dhe duke ushtruar një pasion timin dhe duke krijuar një prodhim të mirë dhe organik. Gjithmonë ferma është me trajtim organik. Unë këtu gjej kënaqësinë dhe më ndihmon më shumë për të ardhurat e mia. Vajza është motivi që më jep forcë, për të punuar më shumë, nga mëngjesi deri në darkë, për t'ia plotësuar të gjitha dëshirat." Nga limonat tek shegët, manderinat dhe ullinjtë, mos e humbisni ditën e tij të punës dhe kuriozitetet për secilën kulturë. Xh.K / E.H E.H Shqiptarja.com TAG: Tirane zall herr ardit xhaja nje nga ne Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.4 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 15/11/2026 18:54 Bravo jo si kto te rinjte qe rrine gjithe kohen ne bare, kush punon ka Përgjigju LORA: 15/11/2026 17:22 I bekuar qofsh Ardit,ne cdo dite te punes tende;si ne polici edhe ne bujqesi.Kjo e Arditit eshte e vetmja rruge per njerezine per te siguruar mirqenje dhe jete dinjitoze. Përgjigju Bravo: 15/11/2026 15:17 Bravo te qofte! Je per tu marre shembull! Te rinjte te mesojne nga ky zoteri! Bravo! Përgjigju Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.7% Të gabuar 27.5% Nuk e di 9.8% Vota total: 3063 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?