Lajme Zone
Një nga ne/ Hate dhe Mikaela, dy breza që ruajnë traditën e qilimave në Kukës: E kemi pasion, por nuk puna e dorës nuk vlerësohet!
PolitikëReport TV

Një nga ne/ Hate dhe Mikaela, dy breza që ruajnë traditën e qilimave në Kukës: E kemi pasion, por nuk puna e dorës nuk vlerësohet!

Ëndrra për të vazhduar studimet e larta i mbeti peng për shkak të rrethanave të kohës. Ajo gjeti një mënyrë tjetër për të shprehur talentin.

Prej gjysmë shekulli, Hate Ora ruan me mjeshtëri traditën e punimit të qilimave dhe sixhadeve në Kukës. Së bashku me të bijën, Mikaelën, ndan punën dhe pasionin për artizanatin duke ndërthurur motivet e të shkuarës me krijime moderne. “Puna e dorës, puna në përgjithësi është burimi i të gjitha të mirave, materiale dhe mendore. Çdo gjë që punoj sot e kam të trashëguar nga babai im. Ai ka qenë piktor, skulptor i të gjitha zanateve që punojnë me dorë në shtëpia në atë kohë. Hallat e mia, nëna, gjyshet, stërgjyshet kanë punuar punë dore. Kam qenë kureshtare dhe rrija duke parë dhe kam arritur sot këtu. LEXO edhe...Alpet Shqiptare jehojnë nga 'Vallja e Rugovës', nxënësit e Tropojës sjellin urimin për shqiptarët për festat kombëtare të Nëntorit (VIDEO) Kam punuar 12 vjet në ndërmarrje, ka qenë shumë e avancuar, kanë punuar deri në 1200 veta, e kanë mësuar zanatin të gjithë. Janë eksportuar në atë kohë sixhade perfekte. Aty kam punuar mjaft mirë, vetëm se ishte puna kolektive dhe siç punonte njëra nuk punonte tjetra dhe thoja me mendjen time- 'kam qejf të punoj vetëm dhe ta shkrij talentin' sepse shihja shumë parregullsi dhe unë shkoja t’i rregulloja. Kam bërë riparime nga më të ndryshmet Familja më ka përkrahur shumë dhe me ato kushtet që kam pasur, në një dhomë kam punuar. Në fillim kam punuar për farefisin që më kanë parë nga afër dhe pastaj është shtuar kërkesa derisa kam arritur këtu. Kam shtuar veglat, kam ndryshuar vendin e punës me qera derisa kam bërë objektin që kam këtu dhe punës nuk i jam ndarë asnjëherë”, tregon artizania për peripecitë në këtë rrugëtim. Ëndrra për të vazhduar studimet e larta i mbeti peng për shkak të rrethanave të kohës. Ajo gjeti një mënyrë tjetër për të shprehur talentin. “Zbërthimi i modelit më kujton gjeometrinë e hershme dhe kam qenë e saktë në vizatimet teknike dhe tani e kam shumë të lehtë që t’i përllogaris dhe t’i realizoj gjërat me përpikmëri, tamam siç duhet. E mora shkollën e mesme, e drejta për shkollën e lartë nuk m’u dha dhe mora vendimin t’i hyj kësaj pune privatisht. Piktura dhe gjeometria janë pasionet e mia që po i zbatoj realisht këtu”, shprehet artizania. Ka ruajtur punimet e vjetra, por njëherazi i përshtatet tendencave dhe kërkesave të kohës. “Patjetër që i përshtatem kërkesës së klientit, qoftë për ngjyrat, për vizatimet, ashtu siç e mendojnë ato, i zbatoj dhe unë sipas kërkesave të kohës. Kënaqem shumë kur realizoj diçka të bukur, të jashtëzakonshme që nuk e bën kushdo dhe bëhet vetëm tek punishtja ime, qoftë portretet, brezat, sixhadet, qilimat, çantat, muralet e ndryshme. Çfarë të dojë klienti unë mund ta realizoj në mënyrë shkencore. E shoh me përpikmëri punën që bëhet, nuk dua të dali nga kjo punishte asgjë me defekt, prandaj kam arritur deri këtu”, thotë Hate Ora. Me keqardhje pohon se puna e dorës nuk vlerësohet, pavarësisht orëve të zgjatura, cilësisë dhe saktësisë që ofron tek realizimi i sixhadeve dhe qilimave. “Sixhadja po ta mbash mirë është e përjetshme, është higjenike sepse është bio me lesh dhe jo me materiale sintetike, e bukur për shtrojet tona. Mundi i kësaj pune kurrë nuk vlerësohet. Përveç punës fizike ka dhe lodhje mendore, ka preçizion pune të jashtëzakonshëm, prandaj nuk vlerësohet kollaj”, shprehet artizania nga Kukësi ndërsa shton- “Ngaqë e kam pasion nuk mundem me e lënë punën, qofte edhe pak dal e punoj.” Mikaela është mësuese, por po ndjek hapat e nënës. “Fillimisht më është dukur si lojë. Gjatë kohës që mami punonte e shihja si lojë, më pas u bë vendi im i punës, i dëfrimit, i pasionit, argëtimit. Edhe pse unë kam një profesion tjetër, punoj si mësuese, kjo është pjesë e jetës sime sepse jam rritur me këtë punë. Është pak e vështirë t’i mbaj të dyja, por duke qenë se e kam pasion, këtu gjej relaks, gjej momente qetësie”, thotë Mikaela Lala. “Që kur ka qenë e vogël ka pa dhe i ka vënë duart tek kjo lloj pune. Tash nuk e kam merak për asgjë në drejtim të kësaj pune. Kjo është e përditshmja jonë duke punuar çdo ditë me cilësi, me përkushtim, duke punuar modele të ndryshme sipas kërkesave, duke ndërthurur tradicionalen me të renë që të mbeten sa më të kënaqur klientët”, përfn Hate Ora. R.Xh/E.H/ReportTv.al nje nga ne Hate Ora Kukes tradita e qilimave artizane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.7% Veliajn 18.1% Asnjërin 33.2% Vota total: 1953 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?