Lajme Zone
Një grup qytetarësh në protestë para Kuvendit, qëllojnë me vezë makinat e deputetëve të PS! Bllokojnë të dyja anët e rrugës, Berishën dhe të tijtë i presin me thirrje kundër
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Një grup qytetarësh në protestë para Kuvendit, qëllojnë me vezë makinat e deputetëve të PS! Bllokojnë të dyja anët e rrugës, Berishën dhe të tijtë i presin me thirrje kundër

Një grup i vogël protestuesish priti mbërritjen e deputetëve këtë të hënë duke qëlluar me vezë makinat e socialistëve, ndërsa demokratët, të prirë nga Sali Berisha, u pritën me ovacione. Edhe pse organizatorët kishin paralajmëruar një tubim simbolik, në protestë nuk munguan vezët e personalizuara me emrat e ligjvënësve ndërsa u shmangën përplasjet me policinë.

TIRANË- Kuvendi u zgjua i rrethuar me gardh sigurie dhe forca të policisë. Organizatorët e protestave në Tiranë kishin lajmëruar një tubim herët në mëngjes, ndërsa Kuvendi niste në mesditë seancën plenare. Zgjimi herët dhe shpërndarja rreth e qark Parlamentit me qëllimin për të pritur me vezë deputetët. Duke pritur ligjvënësit, edhe pak argëtim duke luajtur me letra. LEXO EDHE:Kuvend/ Raporti i Avokatit të Popullit, Bardhi: Provokim për opozitën, është zgjedhur në flagrancë me Kushtetutën! Qetësi që ua prish policia duke i larguar nga vendi ku kishin planifikuar të sulmonin deputetët. Të zhvendosur para Kuvendit, në një moment bllokuan edhe qarkullimin e makinave në rrugë. Sapo mbërritën makinat e deputetëve socialistë, një grusht protestuesish, edhe më pak se sa forcat e policisë, nisën t’i qëllojnë me vezë. PD e cila theu bojkotin e dy seancave të kaluara zgjodhi t’i bashkohet Kuvendit duke ecur në këmbë nga selia drejt Kuvendit përmes kalasë. Të prirë nga Berisha, parakalimi i tyre u shoqërua me thirrjet kundër të protestuesve jashtë gardhit të policisë, dhe disa goditje me vezë, që për shkak të distancës së largët nuk mbërritën të preknin opozitarët. Organizatorët kishin lajmëruar një protestë simbolike, në të cilën nuk do sulmonin deputetët, por zgjodhën t’i vinin në punë bikerinat me vezë, madje këtë radhë, të personalizuara me emrat e deputetëve. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:16 VIDEO/ Berisha rikthehet në Kuvend, tenton t’u 'fshihet' protestuesve! Hyn nga ana e rrethuar me barriera metalike Edhe pse protestën e ka përkrahur, Sali Berisha nuk zgjodhi të kalonte mes protestuesve ‘të armatosur’ me vezë për të hyrë në parlament, pas vendimit për t’u rikthyer në seanca.Ai kaloi nga ana e pedonales, e cila është siguruar nga policia që ka vendosur edhe gardhe metalike. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:13 Protestuesit 'personalizojnë' vezët me emrat e deputetëve para Kuvendit Teksa deputetët e PS po shkonin drejt godinës së Kuvendit, makinat e disa prej tyre janë qëlluar me vezë.Madje protestuesit kanë shkruar mbi vezë edhe emrat e disa depuetetëve, mes tyre: Ulsi Manja, Besart Xhaferri, Luçiano Boçi, Milva Ikonomi, Oerd Bylykbashi, Tedi Blushi Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 11:51 Protestuesit qëllojnë me vezë makinën e Kumbaros dhe Çuçit Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinën e ministres së Arsimit Mirela Kumbaros dhe atë të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës Bledar Çuçit teksa po shkonin te Kuvendi.Një ditë më parë protestuesit deklaruan se do të ishte një protestë paqësore. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët sulmojnë me vezë makinat e deputetëve Me breshëri vezësh janë sulmuar makinat e deputetëve ndërsa futen në Kuvend për seancën plenare. Një grup qytetarësh janë mbledhur në protestë para godinës së Kuvendit. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:37 Policia sposton protestuesit te Kuvendi, i nxjerr jashtë rrethimit me gardh metalik Policia ka spostuar protetsuesit dhe i ka nxjerrë jashtë një rrethimi me gardh metalik të vendosur te Kuvendi, i cili në 12:00 do të mblidhet në seancën e radhës plenare. Protestuesit janë spostuar pa bërë rezistencë. SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: PS PD Kuvend 20 korrik 2026 protestat kunder qeverise Komento Komente Ted: 20/07/2026 12:28 Po maqinat e deputetëve hajdutër të PDsë a janë gjuajtur me vezë? Përgjigju tefik: 20/07/2026 10:12 keta s'kane buke me honger,ndersa leke per veze kane. Përgjigju Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66% I gabuar 25.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 1122 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?