Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijon këtë të enjte në Tiranë, ku një grup protestuesish janë mbledhur në rrugën “George Ë. Bush”, pranë Kuvendit. Herë pas here dëgjohen thirrjet “Poshtë diktatura”, ndërsa atmosfera është e tensionuar. Një grup protestuesish kanë shkulur edhe gardhin metalik që policia ka vendosur në zonë. Pjesë e kordonit janë forcat Shqiponja dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë Paralelisht, një grup pedagogësh dhe protestuesish të tjerë të lidhur me opozitën, që fillimisht u mblodhën përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, iu bashkuan studentëve. LEXO edhe...E solli nga rruga në parlament, Berisha mbështet sërish protestat e dhunshme: Trima me fletë, bëmë gjithçka të sillnin zërin e tyre në Kuvend! Forumi Rinor i PD ka qenë një nga iniciatorët Policia ka krijuar një kordon pranë Xhamisë së Namazgjasë, duke mos lejuar kalimin e grupit në rrugën që të çon drejt Parlamentit. Në këtë zonë është regjistruar edhe një incident, ku një protestuese me shami dhe maskë kirurgjikale ka shtyrë disa herë një efektiv policie dhe më pas e ka goditur me shuplakë në fytyrë. Ndërkohë, një tjetër kordon policor është vendosur mes ish-selisë së Partisë Demokratike dhe qendrës tregtare, në rrugën që të çon drejt Kalasë së Tiranës. Në nisje të protestës para Politeknikut, pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrimet “Studentët nuk janë vetëm”, “Jemi me studentët” dhe “Mos prekni studentët”. Një përfaqësuese e grupit të pedagogëve kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira. “E përsërisim: dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të qartë dhe garanci institucionale për të përgatitur zgjedhje të lira e të besueshme. Pas kësaj janë qytetarët ata që duhet të vendosin se kush do ta qeverisë Shqipërinë”, tha ajo. Pedagogu Aleksandër Biberaj kundërshtoi thirrjen e kryeministrit për dialog dhe i bëri thirrje presidentit të shkrijë parlamentin. Lajm në përditësim Ora 12:13 Sot në protestë si pedagog, ish-deputeti i PD kujton kohën në parlament: S’isha dakord me qeverinë e partisë sime! Me Ramën s’ka dialog Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD dhe sot një prej pedagogëve që merr pjesë në protestën para parlamentit, refuzon dialogun me kryeministrin Rama. Në deklaratën e tij, ai akuzon edhe deputetët për vjedhje, por nuk e mohon se këtë gjë e ka vërejtur edhe gjatë kohës kur ishte vetë në parlament gjatë kohës që qeveriste PD.Një prej thirrjeve të tij kryesore është shkrirja e parlamentit.“Shqipëria ka nivel intelektual të jashtëzakonshëm, të rinj e të reja të arsimuar në universitetet e botës. Pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e kriminelëve. Unë kam qenë vetë në parlament dhe s’kam qenë dakord me qeverinë, pavarësisht se ishte partia ku isha zgjedhur deputet. Këta janë deputetë pa karakter. S’ka më mision fisnik sesa të shkrihet ky parlament, i bëj thirrje presidentit. Nuk pranon asnjë mendim ndryshe. Nuk kemi çfarë të dialogojmë me të. Do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e studentëve. Rinia do ta ndryshojë këtë vend. Nuk e përjashtoj rrugën e dialogut, por s’mund të bëj dialog me një rrugaç”, tha Biberaj. Share Ora 11:47 Policia vendos dy kordone pranë Kuvendit, grupi i pedagogëve ndryshon rrugën për t’iu bashkuar protestuesve (VIDEO) Grupi i pedagogëve që u pengua t'i afrohej Kuvendit nga ana e Xhamisë së Namazgjasë ka vendosur të ndjekë rrugën e gjatë përmes bulevardit, tek Bashkia e Tiranës që t'u bashkohet protestuesve kryesorë.të mbledhur para godinës së Kuvendit, Ndwrkohw pwrveç kordonit pranë Xhamisë, policia ka krijuar një kordon tjetër mes ish selisë së PD dhe qendrës tregëtare tek rruga që të çon tek Kalaja e Tiranës. Marshimi wshtw i qetw dhe pa incidente. Share Ora 11:38 Protestuesit i përgjigjen me pankartë ftesës së Ramës për dialog: Ai bën vetëm monolog (VIDEO) Përmes një pankarte, protestuesit thonë se pavarësisht ftesës për dialog, kryeministri Rama pranon vetëm monolog.“Edi Rama kërkon dialog? Dialog është vetëm një fjalë për të tjerët. Në realitet, Edi Rama nuk pranon dialogun, ai bën vetëm monolog!”, thuhet në pankartë. Share Ora 11:37 Protestuesit grumbullohen pranë Kuvendit, thirrje kundër qeverisë! (VIDEO) Një grup i madh protestuesish janë mbledhur në rrugën “George W. Bush”, pranë Kuvendit. Herë pas here dëgjohen thirrjet “Poshtë diktatura”, ndërsa atmosfera për momentin mbetet e qetë. Share Ora 11:31 Degradon debati i protestueses me policin, e godet me shuplakë në fytyrë (VIDEO) Një protestuese me shami dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, është përplasur me një prej policëve përballë Xhamisë së Namazgjasë. Ajo e shtyn disa herë dhe më pas e godet me shuplakë. Share Ora 11:30 Protestuesit kërkojnë të shkojnë te Kuvendi, policia vendos kordon në rrugën pranë Xhamisë së Namazgjasë (VIDEO) Policia ka krijuar nje kordon ne rrugen qe te çon drejt Kuvendit pranë Xhamisë së Namazgjasë nderkohe qe disa protestues, mes tyre edhe pedagogët që u mblodhën tek Politekniku kërkojnë të kalojnë që siç thonë ata të shkojnë në mbështetje të studentëve që janë mbledhur tek Kuvendi . Share Ora 11:08 Protesta tek Politekniku, përfaqësuesja e grupit të pedagogëve: Rama të largohet, qytetarët të vendosin me votë (VIDEO) Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare që të përgatisë zgjedhje të lira kërkon një grup pedagogësh që po protestojnë këtë të enjte në Tiranë. Një përfaqësuese e tyre deklaroi se grupi mbështet kërkesat e studentëve dhe kuzoi qeverinë për kostot e arsimit dhe gjendjen e shëndetësisë, ndërsa kërkoi një zgjidhje politike dhe institucionale për situatën në vend.“Ne jemi sot në këtë shesh në mbështetje të kauzës tuaj, duke e bërë atë auditorin më të madh të leksioneve mbi demokracinë për të mbrojtur të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe vendosur për qeverisjen e vendit. Ne si përfaqësues të 1700 pedagogëve që kanë firmosur deklaratën e Forumit të Dialogut Politik, jemi në mbështetje të kërkesave tuaja për një arsim cilësor, për të drejtën tuaj për të ardhmen e kombit, dorëheqjen e Edi Ramës i cili ju ka faturuar kostot më të larta arsimore në rajon, shëndetësi inekzistente dhe ju ka dhënë modelin më të keq të mundshëm si arsimohet punësohet dhe jetojnë të rinjtë në Shqipëri. Ndaj ne jemi këtu për të mbështetur kërkesat tuaja që kërkojnë një zgjidhje politike dhe institucionale për krizën që po kalon vendi. E përsërisim: dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të qartë dhe garanci institucionale për të përgatitur zgjedhje të lira e të besueshme. Pas kësaj janë qytetarët ata që duhet të vendosin se kush do ta qeverisë Shqipërinë. Qeveria përpiqet ta delegjitimojë këtë protestë duke e paraqitur si protestë huliganësh. Jo! Kjo është një protestë qytetarësh që kërkojnë të kthejnë besimin te vota dhe mundësia reale për të ndryshuar qeverisjen përmes zgjedhjeve. Qeveria mbrohet duke iu referuar 84 mandateve por ky numër nuk i jep përgjigje dyshimeve serioze për mënyrën se si janë fituar ato. Kur ngrihen akuza për deformim të garës, përdorim të burimeve shtetërore dhe parasë publike, ndërhyrjen e krimit në zgjedhje këto akuza nuk mund të hidhen poshtë duke numëruar mandate. Ndaj ne kërkojmë sot një sistem zgjedhor të garantuar me konkurencë të ndershme, votë të lirë, baraz dhe institucione të paanshme që qytetarët të ushtrojnë sovranitetin dhe zgjedhin përmes votës kush do t’i qeverisë” tha përfaqësuesja e grupit të pedagogëve . Share U.D/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10913 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
