Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)


Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit. Të paktë në numër, me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë. LEXO edhe...Policia shoqëron disa protestues te Ministria e Arsimit, rikt

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit. Të paktë në numër, me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë. LEXO edhe...Policia shoqëron disa protestues te Ministria e Arsimit, rikthehet në normalitet qarkullimi i mjeteve Në hyrje të Politeknikut ata vendosën edhe 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar nga përplasjet me Policinë gjatë tubimeve, si dhe disa letra të bardha me mbishkrimet 'Diktator'. Më pas ata kanë marshuar drejt Fakultetit Ekonomik dhe drejt atij të Inxhinierisë, duke vijuar me thirrjet drejtuar studentëve për të bojkotuar mësimin dhe për t'ju bashkuar protestës. Në fund janë ndalur te Ministria e Arsimit. Gjatë dy ditëve të fundit, në protestën e zhvilluar në Tiranë ka pasur një numër të ulët pjesëmarrësish dhe nuk janë regjistruar akte dhune si në tubimet e zhvilluara më herët. Lajm në përditësim… Ora 16:14 Policia shoqëron disa protestues te Ministria e Arsimit, rikthehet në normalitet qarkullimi i mjeteve Policia ka shoqëruar disa protestues që ishin mbledhur ditën e sotme te Ministria e Arsimit.Pas ndërhyrjes, efektivët e Policisë kanë rikthyer në normalitet qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit.Numri i protestuesve prezentë sot para Ministrisë së Arsimit, ishte i ulët krahasuar me ditët e tjera dhe kjo bëri që për grumbullimin e tyre të mos ishte i domosdoshëm bllokimi i rrugës. Share Ora 14:08 Protestuesit marshojnë drejt Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ndalen te Ministria e Arsimit! Thirrje për dorëheqjen e Qeverisë (VIDEO) Pasi u futën brenda Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit kundër Qeverisë, me të njëjtat thirrje protestuesit marshuan edhe te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Inxhinierisë.Në përfundim të marshimit të tyre, grupi i protestuesve u ndal para Ministrisë së Arsimit, ku po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Share Ora 10:56 'Diktator'- Studentët vendosin para Politeknikut 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar (VIDEO) Një grup studentësh kanë vendosur para Universitetit Politeknik të Tiranës 10 karrige në mënyrë simbolike, sipër të cilave janë vendosur fotografi nga raste të ndryshme nga protesta, ku kanë mbetur të lënduar disa protestues.Sipas secilës karrike është edhe nga një letër e bardhë me mbishkrimin ‘Diktator’, që i referohet kryeministrit Edi Rama. Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise proteste Tirane Studente Universiteti Politeknik i Tiranes ministria e arsimit Komento Komente Une: 03/11/2026 13:07 kjo eshte katastrofike! Me cfare te drejte prishin mesimin!!! Mos i lejoni te hyjen ne fakultete! Përgjigju klo: 03/11/2026 11:29 Studentët e qytetëruar dinë të protestojnë dhe duan të mësojnë këta që hyjnë në shkolla janë të kapur kurva e kurvarë të shtyrë nga Sali non grata janë shpellarë. Përgjigju Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 50.9% Veliajn 29.9% Asnjërin 19.2% Vota total: 214 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?