Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit. Të paktë në numër, me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë. Në hyrje të Politeknikut ata vendosën edhe 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar nga përplasjet me Policinë gjatë tubimeve, si dhe disa letra të bardha me mbishkrimet 'Diktator'. LEXO EDHE:Protestuesit marshojnë drejt Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ndalen te Ministria e Arsimit! Thirrje për dorëheqjen e Qeverisë Më pas ata kanë marshuar drejt Fakultetit Ekonomik dhe drejt atij të Inxhinierisë, duke vijuar me thirrjet drejtuar studentëve për të bojkotuar mësimin dhe për t'ju bashkuar protestës. Në fund janë ndalur te Ministria e Arsimit. Gjatë dy ditëve të fundit, në protestën e zhvilluar në Tiranë ka pasur një numër të ulët pjesëmarrësish dhe nuk janë regjistruar akte dhune si në tubimet e zhvilluara më herët. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:08 Protestuesit marshojnë drejt Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ndalen te Ministria e Arsimit! Thirrje për dorëheqjen e Qeverisë Pasi u futën brenda Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit kundër Qeverisë, me të njëjtat thirrje protestuesit marshuan edhe te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Inxhinierisë.Në përfundim të marshimit të tyre, grupi i protestuesve u ndal para Ministrisë së Arsimit, ku po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 10:56 'Diktator'- Studentët vendosin para Politeknikut 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar (VIDEO) Një grup studentësh kanë vendosur para Universitetit Politeknik të Tiranës 10 karrige në mënyrë simbolike, sipër të cilave janë vendosur fotografi nga raste të ndryshme nga protesta, ku kanë mbetur të lënduar disa protestues.Sipas secilës karrike është edhe nga një letër e bardhë me mbishkrimin ‘Diktator’, që i referohet kryeministrit Edi Rama. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise proteste Tirane Studente Universiteti Politeknik i Tiranes ministria e arsimit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Une: 03/11/2026 13:07 kjo eshte katastrofike! Me cfare te drejte prishin mesimin!!! Mos i lejoni te hyjen ne fakultete! Përgjigju klo: 03/11/2026 11:29 Studentët e qytetëruar dinë të protestojnë dhe duan të mësojnë këta që hyjnë në shkolla janë të kapur kurva e kurvarë të shtyrë nga Sali non grata janë shpellarë. Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.9% Veliajn 31.9% Asnjërin 20.1% Vota total: 144 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
