Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Një grup njerëzish jashtë parlamentit/ Pamjet me dron, pjesëmarrje e ulët në tubimin e thirrur në mëngjes


Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, aty ku po zhvillojnë tubimin e tyre të radhës.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, aty ku po zhvillojnë tubimin e tyre të radhës.

Policia vendosi një gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe asnjë automjet dhe asnjë qytetar u lejua të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë.

Megjithatë, protesta e thirrur këtë të enjte përpara Kuvendit është shoqëruar me pjesëmarrje të ulët. Siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga ABC News, në këtë tubim marrin pjesë rreth 150 deri në 200 protestues, të cilët janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit e cila është përforcuar gjithashtu me masa sigurie.

Në protestë nuk munguan as aktet e dhunës, ku Policia u kundërpërgjigj me ujë dhe spraj me piper ndaj protestuesve, të cilët i qëlluan me vezë e domate./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet dronprotesta