Lajme Zone
‘Një dorë e huaj frymëzon dhunën’/ Protesta/ Rama: Studentët janë pengje të “grupit të zjarrit”
PolitikëTop Channel

‘Një dorë e huaj frymëzon dhunën’/ Protesta/ Rama: Studentët janë pengje të “grupit të zjarrit”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta e dhunshme, që vijon prej pesë ditësh, frymëzohet nga zhvillimet në vende të tjera të botës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta e dhunshme, që vijon prej pesë ditësh, frymëzohet nga zhvillimet në vende të tjera të botës. Sipas tij, veçantia e Shqipërisë qëndron në faktin se këto ngjarje ndodhin në një moment kur vendi është pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Rama pretendoi se studentët që marrin pjesë në protestë janë pengje të grupit të zjarrit.

“Ndërkohë që këtu, në bulevard, është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar, të ideologjizuar dhe të verbuar nga ide ekstremiste, të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Torino, Portugali dhe Brazil, në një valë të përgjithshme, protesta jonë ka specifikën e vet.

Ajo është pjesë e kësaj vale të përgjithshme, nga ku merr frymëzimin dhe lëndën e parë, por edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për t’i bërë këtij vendi atë që i ka ndodhur sa herë ka pasur shansin në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë. Kur është më afër se kurrë ëndrrës historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar. Nuk janë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë.

Rinia po, është e frustruar dhe e inatosur. Studentët po, duan më shumë, duan ndryshim. Gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan, sepse është në natyrën e qenies së tyre. Por, me keqardhje të madhe, them se kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupi të zjarrit në krye, të atyre me maska, ku përdoren gjerësisht edhe të miturit.

Të miturit përdoren si mburoja për të përparuar dhe për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit dhe policisë që të reagojnë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj”, tha Rama. Top Channel