Policia ka arrestuar të shumëkërkuarin Ylli Zalla, të cilit një ditë më parë iu vendos eksploziv në derën e banesës. Zalla ishte shpallur në kërkim në muajin Nëntor të vitit 2025, pas atentatit me dy të vdekur në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri).
Nga banesa e Zallës dyshohet se ka dalë mjeti i autorëve të atentatit ndaj Shaljanit dhe Danit.
Zallës iu gjetën në banesë 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis. Ylli Zalla ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale, kur dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri. Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

