Lajme Zone
Nisma "Fol Shqip"/ Begaj takim me liderin e Lëvizjes Studentore të RMV
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nisma "Fol Shqip"/ Begaj takim me liderin e Lëvizjes Studentore të RMV

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republik...

Begaj në takimin me të rinjtë Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, të angazhuar në nismën “Fol Shqip”.

Gjatë fjalës së tij, Begaj diskutoi për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për çështjet që i bashkojnë shqiptarët. Ai vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe theksoi rëndësinë e nismave që synojnë ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Duke u ndalur te rëndësia e gjuhës shqipe, presidenti theksoi se ajo është një nga elementet themelore të identitetit kombëtar dhe se ruajtja e saj kërkon angazhim të përditshëm, veçanërisht nga të rinjtë.

Ai vlerësoi nismën “Fol Shqip”, duke nënvizuar se promovimi i gjuhës shqipe duhet të kthehet në veprim konkret, në familje, në shkollë, në institucione dhe në jetën e përditshme. “Duhet të bëhemi më proaktivë për të zgjidhur çështjet që ndonjëherë mund të duken të vogla”, u shpreh Presidenti. Begaj u ndal edhe te çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj duhet të zbatohen edhe në praktikë. “Ju besoj e dini se Presidenti i Shqipërisë mbajti një fjalë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk ishte thjesht një formalitet. Ishte një mesazh për të treguar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në tokën e tyre, në vendin e tyre, dhe kanë të drejtat e tyre, të drejta të cilat duhen mbrojtur. Jo pa qëllim bëra edhe një vizitë në Universitetin e Tetovës, ku u takova me një përfaqësi të studentëve që protestonin”, u shpreh Presidenti. Në përfundim, Presidenti Begaj i inkurajoi të rinjtë të vijojnë angazhimin e tyre, duke theksuar se ndryshimi nis nga veprimet e vogla të përditshme dhe nga përgjegjësia e secilit për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisma të tilla dhe për të vijuar dialogun me të rinjtë, duke vlerësuar angazhimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.