Lajme Zone
Nisin zgjedhjet 3 ditore parlamentare në Rusi, Putin voton online nga zyra e tij në Kremlin
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nisin zgjedhjet 3 ditore parlamentare në Rusi, Putin voton online nga zyra e tij në Kremlin

Presidenti rus zgjodhi për herë të gjashtë votimin elektronik. Për herë të parë votojnë edhe banorët e rajoneve të Donetskut, Luganskut, Zaporizhias dhe Hersonit që Moska i konsideron pjesë të Rusisë.

Rusia ka hapur këtë të premte zgjedhjet parlamentare treditore për Dumën e Shtetit, ndërsa presidenti Vladimir Putin e hodhi votën online nga zyra e tij në Kremlin. Sipas agjencisë Sputnik, kjo është hera e gjashtë që Putin zgjedh votimin elektronik. Ai e përdori për herë të parë këtë mënyrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa më pas votoi online edhe në zgjedhjet për përfaqësuesit vendorë, për kryebashkiakun e Moskës, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe në zgjedhjet për Dumën e Moskës. LEXO edhe...'Nëse shpërthen lufta, largohuni drejt Polonisë', Lituania përgatit planin e evakuimit për banorët e kryeqytetit në rast të një sulmi rus Votimi do të zhvillohet nga 18 deri më 20 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar masa të shtuara sigurie gjatë procesit. Për herë të parë, sipas autoriteteve ruse, në zgjedhjet për Dumën e Shtetit marrin pjesë edhe banorët e rajoneve të Donetskut, Luganskut, Zaporizhias dhe Hersonit, të cilat Moska i konsideron pjesë të territorit rus. Në total, qytetarët rusë do të zgjedhin 20.700 mandate parlamentare dhe poste të tjera zgjedhore. Putin i ka cilësuar më herët zgjedhjet për Dumën e Shtetit si ngjarjen më të rëndësishme politike të brendshme në vend. U.D/ReportTv.al Rusi zgjedhje vladimir putin Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3440 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?