250 kandidatë për ushtarë dhe detarë aktivë, mes tyre 28 vajza, kanë nisur sot Stërvitjen Individuale Bazë, duke hedhur hapin e parë drejt karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit u zhvillua në Garnizonin “Skënderbej” në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Ai vlerësoi vendimin e të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura, duke theksuar se shërbimi ndaj atdheut kërkon kurajë, përkushtim dhe gatishmëri për të përballuar sfida. LEXO edhe...Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit në forcimin e sigurisë kombëtare “Është emocion i veçantë për mua sot që të jem në këtë ceremoni, ku 250 djem dhe vajza, nga më të mirët që ka Atdheu, kanë vendosur t’i bashkohen Forcave të Armatosura. Nuk është vendimmarrje e lehtë. Do të keni shumë sfida dhe, në fund të tyre, do të jeni krenarë për veten tuaj!”, u shpreh Ministri Nufi. Ministri i Mbrojtjes theksoi se përtej sfidave dhe sakrificave që kërkon ky profesion, shërbimi ushtarak sjell një përmbushje të veçantë profesionale dhe personale. “Krenaria, gëzimi, si dhe kënaqësia profesionale dhe individuale që do të keni për t’i shërbyer Atdheut, është gjëja që do t’ju shoqërojë gjithë jetën. ”, theksoi ai. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji. Stërvitja Individuale Bazë do të zhvillohet në periudhën 26 tetor 2026 – 8 janar 2027, në qendrat stërvitore në Poshnje (Berat); Vau i Dejës dhe Zall Herr (Regjimenti i Operacioneve Speciale, Tiranë). Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë bazë ushtarake, duke zhvilluar më tej disiplinën, vetëbesimin, përgatitjen profesionale dhe aftësinë për të vepruar në grup. A.C/E.H/ReportTv.al Forcat e Armatosura Gjenerallejtënant Arben Kingji ermal nufi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.1% Jo 18.6% Nuk e di 4.3% Vota total: 515 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
