Lajme Zone
Nisin dorëheqjet në qeverinë "Rama", Evis Sala ikën nga Shëndetësia
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nisin dorëheqjet në qeverinë "Rama", Evis Sala ikën nga Shëndetësia

Sipas informacioneve të deritanishme, Sala e ka komunikuar vendimin e saj gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë.

Evis Sala Bëhet me dije se Sala e ka njoftuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka deklaruar se “do të vijojë projektet e saj akademike”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke i dhënë fund një mandati relativisht të shkurtër në krye të këtij dikasteri.

Sipas informacioneve të deritanishme, Sala e ka komunikuar vendimin e saj gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë.

Dorëheqja e saj vjen pas një seri ngjarjesh tragjike që kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit, duke nxjerrë në pah një realitet të ashpër të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Humbja e jetës së një nëne 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci, së bashku me foshnjën e saj, si dhe vdekja e dy punonjësve të shtetit në Vaun e Dejës, kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë e jetës dhe funksionimin e emergjencave mjekësore.

Megjithatë vlen të theksohet se dorëheqja e ministres Sala nuk duket të ketë ardhur për këto arsye. Mësohet se gjatë paraqitjes së vendimit, Sala ka bërë të ditur se synon të vijojë karrierën e saj akademike.

Kujtojmë se Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u bë pjesë e kabinetit të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.

Në momentin e prezantimit të saj si pjesë e qeverisë, Rama vuri në pah profilin profesional dhe akademik ndërkombëtar të Salës, e cila vinte në ekzekutiv pas një karriere në institucione mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë. Edhe pse erdhi me shumë bujë, gjendja e sistemit shëndetësorë në Shqipëri nuk ndryshoi aspak dhe vijon të jetë në kaos. Në aspektin politik dorëheqja e ministres Sala, vjen në një periudhë të ngarkuar politike për mazhorancën, pas protestave dhe përplasjeve politike brenda mazhorancës.

Prej kohësh është folur se Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, dhe mbase dorëheqja e Salës mund të shkaktojë efekt zinxhirë dhe të sjellë ndryshime rrënjësore të Qeverisë.evis sala jep dorëheqjen si ministrse e shëndetësisë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ikën Gonzato, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë 2 Shtator 2026, 12:1412:14Politike Shqipëria ende larg standardeve të BE, por duhet gjetur një formulë e ndërmjetme integrimi 2 Shtator 2026, 11:4011:40Politike Ina Zhupa kërkon ndalimin e projektit TID Durrës: Të rishikohet baza juridike dhe urbanistike 2 Shtator 2026, 11:3911:39Politike Kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit politikë dhe ministrat, takimi në “Vilën e Kuqe” 2 Shtator 2026, 11:0311:03Politike Përplasjet para Kryeministrisë, Bardhi: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, të lirohen menjëherë 14 të arrestuarit 2 Shtator 2026, 10:5710:57Politike Shpopullimi i vendit, habit Mazniku: Shqiptarët, francezët dhe gjermanët largohen për të njëjtat arsye 1 Shtator 2026, 21:3121:31Politike