Këtë të mërkurë nisi procesi i regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin “Luarasi”. Në këtë moment të rëndësishëm për maturantët, Universiteti “Luarasi” hap dyert për të gjithë të rinjtë që janë në kërkim të programit të duhur të studimit. Nga sot deri më 4 shtator, në ambientet e universitetit zhvillohen “Ditët e Hapura”. Maturantët mund të njihen nga afër me programet e studimit, të vizitojnë kampusin, të bisedojnë me studentë dhe të marrin informacion për mundësitë e karrierës pas diplomimit. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, në “Luarasi”, Sherif B në një intervistë në “News24”, foli për regjistrimet në Universitetin “Luarasi” duke u ndalur te programet si edhe rëndësia përse duhet të jetë zgjedhja e maturantëve. “Universiteti i “Luarasit” ka qenë shumë i angazhuar, për të krijuar në radhë të parë mjedisin e ngrohtë e të përshtatshëm për ata që do të jenë studentët e ardhshëm.. Si ditë e parë fluksi ka qenë shumë i mirë, mbi pritshmëritë normale. Të mos harrojmë edhe që jemi në një vit ku numri i maturantëve në Shqipëri ka edhe një rënie, kjo lidhet edhe me demografinë. Por unë them që dita e parë ka qenë shumë e mirë, dhe këshilla ime është që maturantët , familjet dhe prindërit të mos i lënë regjistrimet në ditët e fundit sepse nga ky regjistri varet fati i karrierës profesionale të tyre”, u shpreh ai. Gjithashtu gjatë intervistës dekani Sherif B u shpreh se dita e parë ka qenë me pritshmëri dhe rezultate shumë të larta.
Gjithashtu ai theksoi se maturantët nga gjimnazet më të mira të Tiranës ,mbi 60% e tyre me mesatare mbi 8,5.
Ndërsa shprehu edhe një falënderim për “News24” për inkurajimin dhe mbështetjen në çdo kohë.
“Në Fakultetin e Ekonomisë sot kam qenë vetë, në krye të pritjes, dhe ne presim studentët nga ora 08:00 deri në 16:00. Por kushdo që është i interesuar ne kemi lënë numrat e telefonit dhe mund të kontaktojnë për çdo situatë. Fakulteti i Ekonomisë ka veçori nga këndvështrimi profesional, në përputhje me trendin e zhvillimeve, por është edhe ndër të rrallët që ka programe studimi në tre nivelet, bachelor, master dhe doktoraturë. Duhet thënë se ka dy programe pranimi të studentëve në nivelin bachelor dhe dy programe në “School of London Economics”. Por profesionet tona do fillojnë të transformohen, do ketë konsulte financiar, do ketë njerëz që përgatisin shifra.
“Por duhet ta them që dita e parë, pa e tepruar në ndonjë program kemi tejkaluar shifrat e para dy viteve. Ky është produkt i një investimi gjithëvjetor. Dhe dua të ju falënderoj dhe ju të News24 sepse është produkt i bashkëpunimit të frytshëm mes universitetit “Luarasi” dhe News24 sepse kemi qenë këtu nëpërmjet jush dhe komunizmit të gjallë nëpërmjet jush me njerëzit. Studentët që kanë aplikuara për programet e studimit në Fakultetin e Ekonomisë, dy në shqip dhe dy në anglisht me LSE, janë gati 150 – 160 % më të larta nga viti i kaluar dhe kjo tregon se njerëzit e duan ekonominë”, tha mes të tjerash ai.
Gjithashtu ai renditi edhe disa nga avantazhet, duke thënë se ka katërfishuar numrin e studentëve.
“Luarasi” ka disa të veçanta, ka 3 Fakultet që futet në atë që në Europë quhen shkolla të mëdha, këto janë shkolla që t’I mbajnë të hapura për jetë dyert e karrierës. Shkollat e tilla janë, inxhinieritë, fakultetet e Ekonomisë, Drejtësisë dhe sigurisht dhe Informatike. Ka disa shkolla të tjera quhet shkolla të larta teknike, që janë mjekësia, farmacia, infermieria, sportet, artet. Pra Universiteti “Luarasi” ka edhe shkolla të mëdha dhe nga shkolla teknike. Së dyti, ne kemi nivele të studimit në të 3 shkallët, bachelor master, doktoraturë. Së treti, është i vetmi në Shqipëri që ka diploma të përbashkëta me një shkollë si “London School of Economics”, nënvizoi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Sherif b universiteti Luarasi
