Nis seanca plenare/ Nga kërkesa e PD për komisione hetimore për AKSHI-n tek interpelanca e Braçes me ministrin Salla, ç’përmban rendi i ditës
Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare. Në Rendin e Ditës parashikohet një interpelancë e kërkuar nga Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë Andis Salla.
Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare. Në Rendin e Ditës parashikohet një interpelancë e kërkuar nga Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë Andis Salla. Më tej do të vijohet me një seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. Në Rend Dite parashikohet gjithashtu shqyrtimi i kërkesave të opozitës në lidhje me krijimin e dy komisioneve hetimore, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s. RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 23, datë 7.4.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 – 95 të Rregullores së Kuvendit)
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.
7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore””.
8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s ””.
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kuvend seance plenare
