Lajme Zone
Nis rimbursimi i donacioneve përmes GoFundMe në Gjermani, pas dyshimeve për mashtrim me sëmundje të rreme në Gjilan
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nis rimbursimi i donacioneve përmes GoFundMe në Gjermani, pas dyshimeve për mashtrim me sëmundje të rreme në Gjilan

Një person me inicialet Endrit Azemi është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët në Kosovë dhe diasporë, duke pretenduar se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe duke organizuar fushata për mbledhjen e parave për trajtimin e tij shëndetësor.

Një person me inicialet Endrit Azemi është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët në Kosovë dhe diasporë, duke pretenduar se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe duke organizuar fushata për mbledhjen e parave për trajtimin e tij shëndetësor.Përmes thirrjeve për ndihmë, sipas Prokurorisë, ai arriti të grumbullonte afro 190 mijë euro nga qytetarët. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet kanë nisur pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative.Sipas Policisë, Njësiti i Hetimeve Rajonale, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar veprime hetimore nën dyshimin se i dyshuari ka trilluar se vuante nga një sëmundje e rëndë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.Dyshohet se ai kishte organizuar fushata për grumbullimin e mjeteve financiare në Kosovë dhe diasporë, kinse për trajtimin dhe rehabilitimin e tij shëndetësor. Mbledhja e parave ishte bërë edhe përmes platformës GoFundMe.Pas hetimeve, llogaritë bankare të identifikuara në territorin e Kosovës janë bllokuar, ndërsa, me vendim të prokurorit të shtetit, paratë e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në një vendim të gjykatës.Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se për fondet e mbledhura përmes platformës GoFundMe në Gjermani ka filluar procesi i rimbursimit të donatorëve.I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor 2026, ndërsa më 23 nëntor, Gjykata Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.Në njoftimin e saj, Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë të hetojë çdo dyshim për keqpërdorim, duke vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes së solidaritetit dhe humanizmit qytetar. Sipas Policisë, keqpërdorimi i besimit të qytetarëve nuk duhet të cenojë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar personat që kanë vërtet nevojë për mbështetje./Telegrafi/