Ka nisur edhe në Shkodër protesta studentore. Studentët janë nisur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe kanë marshuar drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij Ekonomik, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen dhe të bojkotojnë mësimin. Nga pamjet, pjesëmarrja në protestën e sotme duket më e ulët krahasuar me ditën e djeshme. Megjithatë, pritet që gjatë orëve në vijim protestës t’i bashkohen edhe studentë nga universitete të tjera. Për protestën e sotme, Policia e Shkodrës ka marrë masa të shtuara për ruajtjen e rendit dhe menaxhimin e situatës.
