Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, në ditën e gjashtë të protestës së studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Edhe këtë të diel, të rinjtë janë mbledhur pranë institucionit, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një prej pjesëmarrësve, në shenjë revolte, grisi certifikatën e marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë. Përpara këtij veprimi, i riu u bëri thirrje i bëri thirrje policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj studentëve, ndërsa u kërkoi edhe këtyre të fundit të mos përdorin dhunë ndaj policisë.
