Foto ilustruese Policia ka shtuar masat e sigurisë pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa protestuesit kanë nisur të grumbullohen kundër reformës territoriale. Rreth 1500 efektivë janë vënë në gatishmëri, megjithëse organizatorët nuk kanë njoftuar zyrtarisht protestën në polici. Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Kuvendit, teksa sot zhvillohet seanca plenare gjatë së cilës pritet të votohet drafti për hartën e re territoriale.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin ndaj zhvillimeve politike dhe reformës territoriale, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrjet “Parlamenti i mafias!”, “Poshtë narkoshteti!” dhe “Nuk na përfaqësoni!”. Pamje nga protesta Policia ka vendosur barriera metalike përpara godinës së Kuvendit dhe në zonën pranë Ministrisë së Brendshme. Efektivët kanë krijuar një perimetër sigurie që shtrihet deri në trotuarin përballë ministrisë, duke kufizuar afrimin e protestuesve.
Policia ka vënë në gatishmëri rreth 1500 efektivë për të garantuar sigurinë gjatë protestës dhe seancës parlamentare.
Ndërkohë, sipas të njëjtave raportime, as Partia Demokratike dhe as organizatorë të tjerë nuk kanë depozituar njoftim zyrtar në polici për zhvillimin e protestës.
Protesta zhvillohet në kohën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë draftin e hartës së re territoriale, ndaj të cilit pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre Çfarë do të ndodhë nesër para Kuvendit? PD dhe qytetarët rrethojnë godinën, policia përgatitet për tensione 7 Tetor, 22:09 kuvendi tensesione 11 1 370x209 capture 121 370x193 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga droga te korrupsioni, gazetari amerikan nervozon Ramën; kryeministri braktis intervistën 7 Tetor 2026, 22:4122:41Politike Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës! 7 Tetor 2026, 18:5818:58Politike Berisha akuza për Call Center-at: Pas skemave mashtruese qëndron Olsi Rama 7 Tetor 2026, 14:3214:32Politike Reforma Territoriale, Koçeku: Nuk bëj pazar me votën, po i bëhet padrejtësi pushtetit lokal 7 Tetor 2026, 14:1414:14Politike “Rama 'ekzekuton' 15 bashki për hir të karriges”, Berisha: Nesër të gjithë në protestë para Parlamentit 7 Tetor 2026, 14:0814:08Politike Reforma Territoriale nesër në Kuvend, Shehi kërkon shtyrjen: Të rikthehen komunat dhe të reduktohen qarqet 7 Tetor 2026, 13:5613:56Politike

