Lajme Zone
Nis dita e dytë e retreat-it qeveritar, ministrat mbërrijnë për mbledhjen e qeverisë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nis dita e dytë e retreat-it qeveritar, ministrat mbërrijnë për mbledhjen e qeverisë

Ministrat e qeverisë kanë nisur të mbërrijnë në rezidencën ku do të zhvillohet retreat-i i posaçëm i kabinetit qeveritar. Mbërritja e ministrave po bëhet përpara nisjes së agjendës zyrtare të takimit, e cila parashikon që punimet të nisin në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Ministrat e qeverisë kanë nisur të mbërrijnë në rezidencën ku do të zhvillohet retreat-i i posaçëm i kabinetit qeveritar. Mbërritja e ministrave po bëhet përpara nisjes së agjendës zyrtare të takimit, e cila parashikon që punimet të nisin në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Në retreat, secili dikaster do të prezantojë bilancin e punës, rezultatet e arritura, problematikat dhe detyrat që mbeten për t’u realizuar. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me raportimet e ministrave, të ndara në disa sesione. Në pjesën e parë të agjendës, nga ora 11:00 deri në 14:00, do të prezantojnë ministrat e Mbrojtjes, Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Inovacionit, Infrastrukturës dhe Energjisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike. Më pas, agjenda vijon me ministrat e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsimit dhe Sportit. Secili prej ministrave ka në dispozicion 15 minuta: 10 minuta për prezantimin dhe 5 minuta për diskutime. Pas drekës, në orën 15:00, nis sesioni i dedikuar diplomacisë dhe punëve të jashtme. Në këtë pjesë do të raportojnë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, kryenegociatorja për integrimin europian, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas raportimeve të ministrave, agjenda parashikon edhe disa prezantime të tjera. Në orën 16:00 pritet të prezantohen problematikat e proceseve të prokurimeve për periudhën janar–gusht 2026. Më pas do të raportohet mbi masat e Agjendës së Reformave, sfidat, arritjet dhe propozimet, si dhe ecurinë e projekteve të AIC-së. Një hapësirë e konsiderueshme në agjendë i është kushtuar edhe komunikimit dhe promovimit në media. Ky prezantim është parashikuar të zgjasë 32 minuta, nga ora 16:28 deri në 17:00. Në orën 17:00 nisin komentet dhe diskutimet, të cilat do të zgjasin një orë. Në fund të takimit do të mbajë fjalën përmbyllëse kryeministri Edi Rama. Retreat-i zhvillohet pas takimit të së dielës në Pogradec mes Ramës, drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, ku u diskutua organizimi i mëtejshëm i strukturave socialiste dhe mekanizmat e rinj për trajtimin e kërkesave të qytetarëve.