Një person është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, në Tiranë.
Sipas Policisë, ngjarja është konstatuar mbrëmjen e 20 tetorit, rreth orës 20:20
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një automjeti tip “Volvo” një person pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. ABC News mëson se viktima është 46-vjeçari Ismet Habili.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.
Hetimet vijojnë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

