Foto ilustruese Nga dyshimet për manipulimin e shpenzimeve të mbrojtjes te huaja 302 milionë dollarëshe për ushtrinë, qeveria ka bërë gjithçka për të mbajtur në Tiranë samitin e vitit 2027. Por diplomatët e NATO-s mbeten skeptikë dhe tani Rama është gati të pranojë edhe një takim virtual, vetëm që Shqipëria të mos humbasë organizimin. Edi Rama e kishte menduar samitin e NATO-s si një nga skenat më të mëdha të karrierës së tij politike: liderët e Perëndimit në Tiranë, kamerat e botës mbi Shqipërinë dhe kryeministri në rolin e mikpritësit. Por ndërsa kjo skenë po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim, qeveria shqiptare ka gjetur një zgjidhje të re: nëse krerët e Aleancës nuk vijnë në Tiranë, samiti mund të mbahet edhe përmes ekranit.
Propozimi i pazakontë është bërë publik nga POLITICO: “Ndërsa diplomatët e NATO-s thonë se një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet pak i mundshëm, vendi po propozon një takim fleksibël, qoftë ky një samit i shtyrë apo edhe virtual, i tha POLITICO-s ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Drejtuesit e Aleancës kanë ngurruar të angazhohen për shkak të shpenzimeve të ulëta të Shqipërisë për mbrojtjen dhe marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara me Trump”. Kjo është pika ku ambicia politike e Ramës përplaset me realitetin diplomatik. Një samit që duhej të sillte fizikisht në kryeqytetin shqiptar presidentin amerikan dhe liderët e vendeve anëtare të NATO-s, tani po negociohet edhe si një mbledhje virtuale. Për qeverinë, duket se rëndësi ka të ruhet organizimi, edhe nëse Tirana mbetet pa të ftuarit e saj. NATO demaskon propagandën e Ramës: Shqipëria manipuloi shpenzimet për mbojtjen, rrezikohet anulimi i samitit në Tiranë
19 Qershor, 11:37 Por pikëpyetjet mbi samitin nuk kanë lindur sot.
Në qershor, raportimet e medias holandeze De Telegraaf nxorën në pah probleme me mënyrën se si Shqipëria kishte llogaritur shpenzimet e mbrojtjes. Ndërsa qeveria deklaronte se kishte përmbushur objektivin prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të dhënat e rishikuara e vendosnin vendin rreth gjysmë pike përqindjeje poshtë këtij niveli.
Çështja nuk ishte thjesht një debat kontabiliteti. Për një vend që synonte të priste samitin e Aleancës, mospërmbushja e angazhimeve financiare për mbrojtjen ishte një problem politik dhe diplomatik, sidomos përballë administratës së Donald Trump, e cila ka kërkuar vazhdimisht rritjen e kontributeve ushtarake të aleatëve.
Më pas erdhën sinjalet nga Uashingtoni. Në fillim të korrikut u raportua se Shtetet e Bashkuara kishin rezerva për zhvillimin e samitit në Shqipëri, ndërsa Tirana nuk figuronte në një draft të deklaratës së NATO-s që lidhej me takimet e ardhshme të Aleancës.
Megjithatë, Rama nuk hoqi dorë nga ambicia për ta mbajtur samitin në Shqipëri.
Në fund të korrikut, Kuvendi ratifikoi një marrëveshje huaje prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara, në kuadër të programit amerikan të financimit ushtarak Foreign Military Financing. Fondet janë të destinuara për modernizimin dhe pajisjen e Forcave të Armatosura, jo për ceremoninë apo shpenzimet organizative të samitit.
Marrëveshja u miratua në një moment kur Shqipëria ishte nën presion për të dëshmuar se po merrte seriozisht detyrimet e saj ndaj NATO-s. Por as ky angazhim financiar nuk ka mjaftuar për të shuar rezervat mbi mbajtjen e samitit në Tiranë.
Tani qeveria ka kaluar te një tjetër formulë. Në vend të një date të sigurt dhe një samiti me liderët e Aleancës të pranishëm në Shqipëri, ajo po ofron shtyrje ose format virtual.
Ironia është se Rama kërkon të ruajë me çdo kusht një ngjarje që e ka investuar si rekord politik, edhe nëse prej saj mbetet vetëm emri i Tiranës si organizatore. Samiti që duhej të ishte demonstrim i peshës ndërkombëtare të qeverisë shqiptare mund të përfjë në një videokonferencë.
Dhe ndërsa Tirana ofron gjithnjë e më shumë alternativa, mesazhi nga diplomatët e Aleancës mbetet i ftohtë: mbajtja e samitit në Shqipëri vitin e ardhshëm vazhdon të konsiderohet pak e mundshme. /Pamfleti nato rama online screenshot 1 009038be 31e2 4d5e 9618 950bedfd61bf 1 Komente S Sefer Daja 11 Nëntor 2026, 21:24 Jeni gazeta me seioze dhe e pavarur, por mos i besoni verberisht “Politico” mund te jete dhe e pa vertete. Konfuci ka pasur nje thenie: “ Me e sigurt eshte e pa sigurta.” Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shqipëria përballë fantazmave të së shkuarës! 11 Nëntor 2026, 18:1018:10Politike Pasi shkrinë 15 bashki, vjen radha e milionave; Rama shpërblen Maznikun dhe ekspertët e Territoriales 11 Nëntor 2026, 17:3217:32Politike Kulla, beton dhe sekrete në WhatsApp: Si Rama e ktheu Tiranën në laboratorin e arkitektëve botërorë 11 Nëntor 2026, 16:4416:44Politike Njeriu i Trumpit që po e orienton Ballkanin drejt interesave të Rusisë 11 Nëntor 2026, 15:5315:53Politike Cilët spiunë të Sigurimit mbron Edi Rama? 11 Nëntor 2026, 15:5315:53Politike “Qeveria po mban peng të ardhmen e shqiptarëve”, Tabaku përcjell kritikat nga Parlamenti Europian 11 Nëntor 2026, 15:2615:26Politike

