Lajme Zone
Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës vijon sërish bojkotin! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës vijon sërish bojkotin! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme

Për të dytën ditë radhazi, administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për pagat e gushtit. Nesër gjyqtarët mblidhen në një mbledhje të jashtëzakonshme për ngërçin e krijuar.

Për të dytën ditë radhazi, administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për shkak të ngërçit me pagat e muajit gusht. Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale nuk po ofrojnë shërbime, ndërsa kërkojnë sqarime se kur do të ekzekutohen pagat e tyre. Për të mos penalizuar personat e arrestuar, do të zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë. Një ditë më parë, bojkotit iu bashkua edhe administrata e Gjykatës së Apelit. Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë solli dje edhe mbledhjen e kryetarëve të gjykatave në Gjykatën e Lartë, ku u vendos që më 10 shtator të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e Përgjithshme e Gjyqtarëve. LEXO EDHE:Pagat e drejtësisë, gjyqtarët në mbledhje të jashtëzakonshme më 10 shtator Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, mblodhi dje drejtuesit e prokurorive, përfaqësues të KLP-së dhe Shoqatën e Prokurorëve. Në takim u theksua nevoja për një zgjidhje të shpejtë nga Kuvendi, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “u dakordësua vijimi i trajtimit të kësaj çështjeje përmes instrumenteve ligjore, në funksion të garantimit të pavarësisë dhe funksionimit normal të sistemit të drejtësisë”. Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP argumentuan se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën e re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, plus shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura me rritjen, duke argumentuar se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që ato të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme. Si pasojë, pa pagat e gushtit kanë mbetur jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe punonjës të administratës së gjykatave dhe prokurorive. SI.E./Shqiptarja.com TAG: pagat e drejtesise Gjykata e Tiranes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2489 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?