Administrata e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës ka bojkotuar sot punën, në shenjë proteste për ngërçin e krijuar lidhur me pagat në sistemin e drejtësisë. Sekretariati dhe administrata e Gjykatës së Kukësit do të vijojnë bojkotin edhe gjatë dy ditëve në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe, shërbimet do të ofrohen vetëm për seancat gjyqësore me karakter urgjent, për masat e sigurisë dhe për urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes. Ngërçi për pagat në sistemin e drejtësisë u krijua pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e pagave, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Bojkoti i administratës synon të tërheqë vëmendjen ndaj problematikës së pagave dhe situatës së krijuar në sistemin e drejtësisë, ndërsa qytetarët janë ata që përballen drejtpërdrejt me kufizimin e shërbimeve administrative. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

