Albulena Haxhiu u zgjodh dje kryetare e Kuvendit të Kosovës me 62 vota pro, në një seancë që u shoqërua me debate procedurale dhe u mbyll pa përfunduar konstituimi i plotë i legjislativit. Analistja Afërdita Maliqi në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se ky është një lojë e Lëvizjes Vetëvendosje për ta çuar vendin në zgjedhje të reja LEXO edhe...Ballukut iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza/ Avokati Hoxha: Janë kushtet për masë të re, SPAK mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’ “Rregullorja e Kuvendit të Kosovës e thotë e qartë se nënkryertarët vijnë nga partitë e mëdha parlamentare. Ajo çfarë ka bërë LVV dje ka qenë një lojë e radhës për ta çuar vendin në një datë kur ajo do që ti mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme (27 dhjetor) dhe për të shtyrë konstituimin në mënyrë që skenari të arrijnë atje ku duan ata. Nuk ka asnjë arsye që LVV mos të votojë kandidatë të opozitës për nënkryetarë të Kuvendit. Kjo është lojë e LVV. Gjithmonë shohim hapat sesi LVV e paraqesin skenarin”, tha Maliqi. Ajo shtoi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë këtë gjendje politike. Sipas Maliqit LVV është partia e parë që nuk respekton Kushtetuesen. “Nuk duhet të harrojmë se vendi nuk ka qenë kurrë më keq. Janë kaluar të gjitha afatet për konstituimin. Për herë të parë jemi në një terren jokushtetues. Për herë të parë kemi një parti që nuk respekton Kushtetuesen”, përfi ajo. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që kishte përfunduar më 7 gusht. Vetëm pas zgjedhjes së nënkryetarëve Kuvendi do të konsiderohet i konstituuar, duke i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe më pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Xh.K/E.H/ReportTv.al Sot Live në Shqipëri kriza politike ne kosove aferdita maliqi LVV Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 3631 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
