Lajme Zone
Nga tryeza e paqes te shërbimet sekrete, Zelensky i beson Rustem Umerovit postin kyç
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nga tryeza e paqes te shërbimet sekrete, Zelensky i beson Rustem Umerovit postin kyç

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një tjetër lëvizje në riorganizimin e strukturave të larta shtetërore, duke emëruar kryenegociatorin e Ukrainës në bisedimet e paqes, Rustem Umerov, në krye të shërbimit të inteligjencës së jashtme. Umerov largohet nga posti i drejtuesit të Këshillit këshillimor të Sigurisë dhe merr drejtimin e shërbimit të inteligjencës, ndërsa Zelensky ka bërë të ditur se ai do të vijojë të mbajë edhe rolin e kryenegociatorit të Kievit në përpjekjet diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për luftën me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një tjetër lëvizje në riorganizimin e strukturave të larta shtetërore, duke emëruar kryenegociatorin e Ukrainës në bisedimet e paqes, Rustem Umerov, në krye të shërbimit të inteligjencës së jashtme. Umerov largohet nga posti i drejtuesit të Këshillit këshillimor të Sigurisë dhe merr drejtimin e shërbimit të inteligjencës, ndërsa Zelensky ka bërë të ditur se ai do të vijojë të mbajë edhe rolin e kryenegociatorit të Kievit në përpjekjet diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për luftën me Rusinë. Në një tjetër ndryshim, ish-ministri i Brendshëm Ihor Klimenko është emëruar në krye të Këshillit të Sigurisë së Ukrainës. Ky ndryshim vjen pas një serie lëvizjesh në nivelet më të larta të qeverisjes ukrainase, të nisura muajin e kaluar, përfshirë zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes Mykhailo Fedorov. Vendimi shkaktoi reagime të forta publike, ndërsa mbështetësit e tij organizuan protesta duke kërkuar rikthimin e tij. Riorganizimi u shoqërua edhe me ndryshime në drejtimin ushtarak, pas presioneve publike ndaj presidentit ukrainas për të rishikuar disa emërime të rëndësishme. Zelensky ka deklaruar se ndryshimet në qeveri synojnë përgatitjen më të mirë të Ukrainës për muajt e ardhshëm të luftës, veçanërisht përballë pritshmërive se Rusia mund të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike gjatë dimrit. Rustem Umerov ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes i Ukrainës nga viti 2023 deri në vitin 2025 dhe aktualisht ka udhëhequr delegacionin ukrainas në raundet e negociatave të paqes, të cilat deri tani nuk kanë sjellë rezultate konkrete. Përveç rolit diplomatik, Umerov ka qenë i angazhuar edhe në negociatat për marrëveshje që lidhen me teknologjinë e dronëve dhe përdorimin e tyre në fushën e betejës, një nga fushat ku Ukraina ka kërkuar të forcojë avantazhin e saj ushtarak. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Zelensky