Lajme Zone
Nga rihapja e Ngushticës të Hormuzit te bisedimet për programin bërthamor, Irani i propozon SHBA-së një plan armëpushimi shtatëditor
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nga rihapja e Ngushticës të Hormuzit te bisedimet për programin bërthamor, Irani i propozon SHBA-së një plan armëpushimi shtatëditor

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se Irani u paraqiti zyrtarëve amerikanë një propozim që do të rihapte Ngushticën e Hormuzit dhe do të riniste bisedimet për t'i dhënë fund luftës në brenda shtatë ditësh.

Ministri i Jashtëm i Iranit tha të enjten se Teherani i kishte propozuar Uashingtonit një plan shtatëditor për të ndaluar armiqësitë, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe më pas për të filluar bisedime gjithëpërfshirëse mbi programin bërthamor të vendit të tij. Abbas Araghchi u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se propozimi pasqyronte nga afër angazhimet e përcaktuara në të ashtuquajturin memorandum mirëkuptimi që u arrit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në qershor, por që u prish shpejt. Ai tha se Irani ishte gati të fillonte zbatimin e planit sapo Uashingtoni të binte dakord me të. LEXO edhe...Takimi Kinë-SHBA në Shtëpinë e Bardhë, Trump i dhuron Xi Jinping një skulpturë të shqiponjës, simbolit të SHBA “Ne i kemi prezantuar Shteteve të Bashkuara një plan nëpërmjet ndërmjetësve që nëse përmbushen kushte të caktuara, Ngushtica e Hormuzit do të hapet në fund të ditës së shtatë dhe bisedimet do të rifillojnë”, tha Araghchi. Ai tha se “do të ishte më mirë” nëse do të arrihej një marrëveshje para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Një zyrtar amerikan i njohur me bisedimet tha se administrata po zhvillonte diskutime pozitive dhe konstruktive përmes ndërmjetësve, por se Shtetet e Bashkuara nuk do të nxitoheshin për një marrëveshje. Propozimi iranian erdhi ndërsa Presidenti Trump dhe presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, mbajtën fjalime armiqësore në Kombet e Bashkuara. Trump e kërcënoi Iranin me "asgjësim" nëse nuk arrinte një marrëveshje, ndërsa z. Pezeshkian, me sfidë, u tha udhëheqësve botërorë se vendi i tij nuk do të ngacmohej. Edhe pse propozimi i Iranit përmban shumë nga të njëjtat kushte të marrëveshjes që u prish, diplomacia prapa skenave sugjeroi që të dyja palët mund të shohin shumë për të fituar nga gjetja e një rrugëdaljeje nga lufta. Zyrtarët iranianë thanë se, ndërsa propozimi ishte në fakt i njëjtë me memorandumin e mirëkuptimit të bërë në qershor, ai ishte hartuar për të ecur me një ritëm shumë më të shpejtë. Në marrëveshjen e mëparshme, ishte vendosur një afat kohor 60-ditor për arritjen e negociatave bërthamore. Sipas kushteve që Irani ka vendosur për marrëveshjen, sipas Araghchi, gjatë shtatë ditëve të gjitha armiqësitë do të përfnin, përfshirë edhe në Liban; SHBA-të do të lironin asetet e ngrira të Iranit - të vlerësuara të paktën 12 miliardë dollarë - do të hiqnin dorë nga sanksionet mbi naftën iraniane dhe do të hiqnin bllokadën detare ndaj Iranit. Pastaj, në ditën e fundit, do të hapej Ngushtica e Hormuzit. Pas shtatë ditësh, Aragchi, negociatat gjithëpërfshirëse mbi programin bërthamor të Iranit do të fillonin menjëherë. Trump ka thënë se qëllimi i tij kryesor është që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe se ai do ta arrinte këtë ose përmes një marrëveshjeje diplomatike ose me më shumë sulme. Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë qenë në luftë për gati shtatë muaj. Ajo filloi në fund të shkurtit kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore që vranë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe zinxhirin e komandës ushtarake. Trump fillimisht tha se lufta do të zgjaste vetëm disa javë. Lufta ka pasur pasoja të gjera globale, duke përfshirë çmimet e naftës, energjisë dhe ushqimeve. Propozimi iranian erdhi ndërsa negociatorët amerikanë janë përpjekur të rinisin diplomacinë me Iranin mbi programin e tij bërthamor përmes bisedimeve në margjinat e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se një takim tre-orësh, i ndërmjetësuar nga Katari, midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë nuk përfi me ndonjë përparim. Araghchi, i cili do të qëndrojë në Nju Jork deri të hënën e ardhshme, u takua të martën me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner, një dhëndër i Trump. Takimi u ndërmjetësua nga katarianët që shkëmbyen mesazhe midis dy palëve, dhe z. Araghchi e përshkroi atë si "produktiv" dhe tha se mesazhet vazhduan. Ismaeil Baghaei, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, i cili ndodhet gjithashtu në Nju Jork, tha se është e mundur që të ketë më shumë takime të ndërmjetësuara në ditët në vijim. Ekonomia e Iranit është nën presion serioz dhe iranianët po vuajnë nga inflacioni në rritje i artikujve bazë ushqimorë, mungesa e ilaçeve dhe ndërprerjet e tregtisë. Analistët thanë se zoti Trump do të duhet të peshojë përfitimet e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin para zgjedhjeve të mesit të mandatit, kundër mbajtjes nën kontroll të ekonomisë së tij me shpresën për të marrë më shumë lëshime nga Teherani. “Ky është një veprim i zgjuar”, tha Ali Vaez, drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Iranin. “Ata e dinë se është shumë joshëse për Presidentin Trump, sepse i jep fund një lufte jopopullore dhe ul çmimet e energjisë në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit. Por gjithashtu rivendos një marrëveshje që ishte kryesisht e favorshme për iranianët. Një afat kohor i shkurtuar për të arritur në çështjen bërthamore duhet të jetë tërheqës për një president të paduruar.” lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Abbas Araghchi donald trump SHBA lufta në Iran Ngushtica e Hormuzit Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.8% Jo 42.1% Disi 11.1% Vota total: 3342 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?